Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tkurren shkollat, 26 mijë nxënës, studentë më pak për vitin akademik 20-21

5 vjet ago
in Kryesore
Caktohet data kur do të fillojë viti i ri akademik 2020-2021

Marrë nga revista Monitor

Sektori i arsimit po tkurret me shpejtësi. Shifrat e fundit tregojnë se për vitin shkollor aktual 2020-2021 në arsimin parauniversitar janë regjistruar 584,616 nxënës, me një tkurrje 4.6 për qind ( 26 mijë) më pak se në vitin shkollor 2019-2020.

Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

Arsimi Parauniversitar, tkurrja 4.4%

Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin parauniversitar 460.819 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 4,4 %, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.

Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 71.332 fëmijë, 8,4 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 286.486 nxënës, 55,3 % në arsimin fillor dhe 44,7 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2019-20, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,8 % më pak nxënës.

Në vitin shkollor 2020-21, 91,4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 8,6 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,5 % të totalit.

Në vitin shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin e mesëm 103.001 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,0 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2020-21, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 81,5 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit.

Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (86,5 %).

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 16,6 dhe në atë privat është 13,9. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në publik është 8,9 dhe në atë privat 7,2. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm është 8.584 prej të cilëve 68,4 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm është 12,7 në arsimin publik dhe 8,9 në atë privat.

Bie me 5% regjistrimi i studentëve

Në vitin akademik 2020-21, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.797 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,0 %, krahasuar me 2019-20. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 78,7 % të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2020-21, marrin pjesë 74.821 studente femra, ose 60,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.

Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë 74.382 studentë duke shënuar një ulje prej 10,0 %, krahasuar me 2019-20.

Në vitin akademik 2020-21, studentët duket se preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Ndërsa fusha më pak e preferuar është “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” ku janë të regjistruar vetëm 2,8 % e numrit gjithsej të studentëve. Ulja e numrit të përgjithshëm të studentëve që ndjekin arsimin e lartë është më e theksuar në fushat “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 17,4 % dhe “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me 16,8 %. Nga ana tjetër, të dhënat paraqesin rritje të numrit të studentëve në fushën “Shëndet dhe mirëqenie” me 4,9 %.

Tags: analizamonitornxenessistemi i arsimitstudente

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Mori peng të riun dhe e futi në garazh, pranga 37-vjeçarit

Arrestohet 47-vjeçari në Lezhë në bashkpunim me Interpolin

Vaksinimi/ Rama: Basha hesht se nuk është lideri i PD

Rama: Ja pse na duhet mandati i tretë, shumë gjëra për tu mbyllur

Grabitësit ”vizitojnë” shtëpinë e Ançelotit, i vjedhin kasafortën

Nostalgji futbolli / Më përqafoi për herë të fundit, aty Milani im mbaroi







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

by mirseda
21:45 | 26/01/2026
0

Ky është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të hëne plagosi në rrugët e Durrësit...

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com