Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tjetër televizion në vend, biznesmeni i fuqishëm sjell CNN në Shqipëri

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Tjetër televizion në vend, biznesmeni i fuqishëm sjell CNN në Shqipëri


Konkurrenca mes televizioneve shqiptare pritet të rritet, teksa një tjetër biznesmen i fuqishëm ka hyrë në tregun mediatik shqiptar. Bëhet fjalë për biznesmenin Bashkim Ulaj, i cili do të hapë televizionin e ri “A2”, në bashkëpunim me gjigantin amerikan, ‘CNN’.

Lajmi u bë i ditur në një njoftim zyrtar, të investitorit shqiptar Gener 2, një ndër kompanitë më të mëdha shqiptare në ndërtimin e qendrave tregtare, e cila njoftoi hapjen e stacionit të parë informativ A2, në një partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit.

Stacioni i ri do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.

Kështu, me hapjen e këtij televizion, Ulaj do të sfidojë televizionet informative ekzistuese në Shqipëri, si Neës 24, Ora Neës, Report Tv, Abc Neës dhe Fax Neës etj. Bashkim Ulaj klasifikohet në 20 njerëzit më të pasur në Shqipëri, me të ardhura disa qindra milionë euro.

Stacioni televiziv, që pritet të nisë punën në fund të vitit, do të ofrojë mbulim për rezidentët në Shqipëri, si dhe miliona shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm. 
Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.

Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.

“A2 ka të gjithë potencialin për të sjellë në Shqipëri një stil të ri dhe unik gazetarie, duke qenë se bëhet partneri ekskluziv i CNN për vendin dhe i bashkohet rrjetit tonë prej me më shumë se 1,100 degësh në mbarë botën. Presim me padurim të punojmë me Gener2 në muajt e ardhshëm në trajnim, konsultim dhe ide mbi përmbajtjet për të zhvilluar një platformë mediatike, që mund të kthehet në lider të informacionit në Shqipëri”, tha Greg Beitchman, zv/President, Content Sales and Partnerships, CNN International Commercial.

Rreth Gener2:

Gener2 është një nga kompanitë më të mëdha private të ndërtimit në Shqipëri.
Aktiviteti i Gener2 është i shtrirë në industri të tilla si: ndërtim, infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh, menaxhim projektesh inxhinierike, energji dhe telekomunikacion, menaxhim pronash dhe shitje. 
Në 20 vitet e fundit, Gener2, ka lënë gjurmë në tregun shqiptar dhe atë rajonal, duke zhvilluar një profil dinamik dhe standard biznesi, duke çuar përpara dhe zbatuar projekte strategjike e njëkohësisht duke kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Rreth CNN:

CNN International Commercial (CNNIC) është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit. Kjo përfshin dhe shitjet e reklamave, sponsorizimet, zhvillimin e përmbajtjeve tregtare, shitjen e përmbajtjeve, licencimin e markave, shpërndarjen dhe operacionet që kryhen jashtë, zhvillimin e biznesit dhe marketimin për ofruesit botërore liderë të informacionit.

CNNIC është një lider i njohur në industrinë ndërkombëtare të reklamave dhe përdorimin e përmbajtjeve komerciale që janë vlerësuar me çmime prestigjioze, prodhuar përmes njësisë së saj të krijimit. Ato janë nxitur edhe nga përdorimi i avancuar i të dhënave e risive dixhitale, të cilat kanë rezultuar në partneritete të forta dhe të qëndrueshme me shumë marka të njohura në botë. 
Njësia e Shitjes së Përmbajtjes dhe Licencimit ka marrëdhënie me më shumë se 1,000 bashkëpunëtorë në të gjithë botën, duke filluar nga licencimi i markës CNN, nga kontratat mbi përmbajtjen, si dhe nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës. CNNIC ka zyra në të gjithë botën, me seli qendrore në Londër, Hong Kong dhe Miami. 

Tags: biznesmeni i fuqishëmCNNne Shqiperinë vendsjellteleviziontjeter

TË LIDHURA

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor
Aktualitet

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

11:15 | 24/11/2025
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua
Aktualitet

Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

10:14 | 24/11/2025
Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…
Politikë

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

10:02 | 24/11/2025
Next Post
Fotot e para pas vrasjes, ekzekutori i Kasmit shfaqet i qetë në gjyq

Fotot e para pas vrasjes, ekzekutori i Kasmit shfaqet i qetë në gjyq

“Fake News” i Donald Trump dhe “Kazani” i Edi Ramës

“Fake News” i Donald Trump dhe “Kazani” i Edi Ramës

Vini dhe Ola tregojnë si u dashuruan në emision

Vini dhe Ola tregojnë si u dashuruan në emision







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor
Aktualitet

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

by mirseda
11:15 | 24/11/2025
0

Shefi i diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën...

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

10:22 | 24/11/2025
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

10:14 | 24/11/2025
Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

Rama takim me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Së shpejti në Shqipëri kemi fluturimet…

10:02 | 24/11/2025
Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

Ministrja Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

09:58 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com