Nuk kanë fund aksidentet. Një tjetër aksident është rregjistruar ditën e sotmë në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të policisë, kanë mbetur të plagosur dy persona, drejtuesi i mjetit E.M. 24 vjeç, banues në Tiranë dhe një 20 vjeçare.
Në deklartën e policisë, bëhet me dije se 20 vjeçarja është identifikuar si Elda Samurri, banuese në Elbasan dhe aktualisht është nën kontrollin e mjekëve, pasi gjendja e saj është kritike.
Ngarja ka ndodhur në Krastë të Elbasanit, ku drejtuesi i mjetit E.M ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz” dhe ka dalë nga rruga.
Për shkak të plagëve të mërra ajo pritet të trnsportohet në Spitalin e Traumës NË Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E.M., 24 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.