Tirana është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti”, në orën 02:00 të natës.
Burime paraprake të policisë njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e shtetases D.Lulo. Dyshohet se dyqanit i është vendosur rreth 200 gram lëndë plasëse.
Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimi janë dëmtuar qepeni i dyqanit, si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.