Katër të rinj kanë tentuar të arratisen, duke marrë malin, por policia u ka zënë pritë në disa shtigje. Kjo e fundit zhvilloi një aksion në zonën e Shën Gjergjit, në Tiranë, ku ndaloi 4 persona, të cilëve iu gjetën 12 thasë me kanabis në makinat e tyre.
Të rinjtë e arrestuar janë:
– Endrit Varrosi, 23 vjeç, banues në Tiranë
– Klajdi Disha, 19 vjeç, banues në Tiranë
– Malvin Lika, 25 vjeç, banues në Tiranë
– Klajdi Agaj, 22 vjeç, banues në Tiranë
Policia gjeti në automjetin tip “Opel”, me të cilin ata po udhëtonin, disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, si dhe pas kontrollit të territorit sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 45.3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.