Operacioni i antidrogës i koduar “Qark i mbyllur”, u finalizua me sukses nga blutë e kryeqytetit. Policia e Tiranës vendosi në pranga dy shtetasit; Arif Plasa, 55 vjeç dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues të dy në Tiranë. Policia në operacion ka sekuestruar 468.2 kg kanabis.
Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit Besnik Berisha, u gjet sasia e drogës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike.”