Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Tirana, më e shtrenjta në botë/Blerjen e një shtëpie afër qendrës s’e përballojnë as më të paguarit

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana, më e shtrenjta në botë/Blerjen e një shtëpie afër qendrës s’e përballojnë as më të paguarit

Kostot e jetesës përfshijnë shumë prej gjërave themelore të përditshmërisë, si të ushqyerit, transporti dhe energjia elektrike që shpenzojmë në shtëpi. Shpesh shtëpitë zënë pjesën e luanit te struktura e kostove. Shqipëria është shembulli i kësaj, ku me çmimet e shtëpive në rritje në zonën afër qendrës Tirana po bëhet më pak e përballueshme, jo vetëm për individët me të ardhura të ulëta dhe të mesme, por edhe për më të paguarit. Për fat të mirë, shtëpitë në periferi janë ende të lira…

Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në botë edhe për punonjësit më të mirë paguar për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës, e matur kjo sipas fuqisë blerëse. Një profesionist të punësuar do t’i duhen mesatarisht duhen mesatarisht 50 vite për të pasur një shtëpi në zonën e qendrës. Nga të dhënat e INSTAT, të paguarit më mirë në Shqipëri janë profesionistët e punësuar në sektorin financiar dhe të sigurimeve, me një pagë mesatare prej 104,000 lekë. Por, sa vite do t’u duhen atyre të blejnë një shtëpi në qendër. Një shtëpi rreth 60 m2 në zonat e qendrës, me çmim mesatar 2,500 euro, kushton 150 mijë euro. Ndërsa prej të ardhurave mujore, një profesionist i punësuar përllogarit rreth 3060 euro të ardhura të disponueshme vjetore. Të ardhurat e disponueshme vjetore janë të ardhurat që mbesin pasi zbriten të gjitha shpenzimet dhe taksat.

Ky raport i çmimit të një apartamenti në qendër përkundrejt të ardhurave të profesionistëve me pagën më të lartë në Shqipëri është 49 vjet, pra rreth gjysmë shekulli do t’ju duhet për të blerë një shtëpi në qendër, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në vlerën në kohë të parasë.

Brenda Unazës së Vogël të Tiranës, sipas përllogaritjeve të Monitor, profesionistit do t’i duhen mesatarisht 23 vite e gjashtë muaj. Çmimi mesatar i apartamenteve brenda unazës së vogël është 1200 euro, ndërsa një apartament 60 m2 kushton 72 mijë euro.

Jashtë qendrës, ku një apartament ka një çmimi mesatar prej 700 euro, një profesionisti do t’i duhet mesatarisht 13.7 vite për të blerë një apartament me vlerë 42 mijë euro dhe sipërfaqe 60m2.

Në krahasim me rajonin Tirana është shumë më e shtrenjtë, teksa tek ne pagat për profesionistët janë më të ulëta dhe shtëpitë më të shtrenjta. Përgjithësisht, aktiviteti ekonomik me pagat më të larta në rajon është ai i sektorit financiar dhe bankar, ku në Shqipëri paguajnë mesatarisht në muaj rreth 850 euro, sipas INSTAT, ndërsa në Maqedoni, Serbi e mal të Zi luhaten në 1100-1380 euro, për të njëjtin aktivitet ekonomik. Ndërkohë shtëpitë në qendër në Tiranë janë shtrenjtuar së fundmi, duke ia kaluar dhe Beogradit, që dikur ishte më i shtrenjti. http://www.monitor.al/cmimet-e-apartamenteve-ne-tirane-po-arrijne-nivelin-e-4000-euro-m2-me-te-shtrenjtat-ne-rajon/

Në Serbi, një profesionisti me pagën më të lartë sipas statistikave zyrtare të Serbisë, do t’i duhen rreth 30 vite për të blerë një apartament në qendër të Beogradit. Paga mesatare më e lartë për profesionistët që punojnë programues dhe IT dhe në sektorin bankar e financiar është rreth  1300 euro. Me të njëjtën metodologji, Monitor ka përllogaritur se të ardhurat e disponueshme vjetore janë 4600 euro. Në qendër të kryeqytetit një apartament 60 m2 kushton 141 mijë euro, ndërsa çmimi mesatar për metër katror të rezidencave referuar të dhënave nga agjencitë ndërkombëtare imobiliare   është 2300 euro. Me të njëjtën pagë, profesionistit në Serbi do t’i duhen 16 vite për të blerë një shtëpi jashtë qendrës së Beogradit.

Në Maqedoni llogaritjet tregojnë se brenda qendrës individët më të mirë paguar atje mund të blejnë një shtëpi për rreth 22.7 vite, ndërsa jashtë qendrës për 13.2 vite.  Paga më e lartë në Maqedoni sipas statistikave zyrtare është 1100 euro për sektorin e IT dhe atyre që punojnë në sektorin financiar dhe të sigurimeve. Çmimi mesatar në qendër të Shkupit është rreth 1500 euro, ndërsa jashtë rreth 900 euro,

Edhe në Malin e Zi të punësuarve me pagën më të lartë do t’ju duhen më pak vite për të blerë një shtëpi në qendër të Podgoricës. Sipas përllogaritjeve një të punësuar në sektorin e IT-së dhe atë bankat e financiar i duhen mesatarisht 19.3 vite për të blerë një apartament 60 m2 në qendër të kryeqytetit. Paga më e lartë sipas statistikave zyrtare të Malit të Zi është 1380 euro, ndërsa çmimi mesatar i shtëpive është 1600 brenda qendrës dhe rreth 1000 jashtë saj.

Në botë, Hong Kong renditet ndër qytetet më të shtrenjta në botë për të pasur një shtëpi, e matur sipas aftësisë blerëse. Një punonjësi të kualifikuar do t’i duhen mesatarisht 25 vite për të blerë një shtëpi (ose gjysma e kohës që do i duhet një shqiptari). Ndërsa në Londër 15 vite, Paris 14, Singapor dhe Tokio  11, dhe në Amsterdam 10. Në Chicago, Boston dhe Los Angelos duhen më pak se 5 vite.

USB Group ka përllogaritur kohën që do t’i duhet një punonjësi të specializuar për të blerë një shtëpi prej 60 metër katror në qendër, të njëjtin vlerësim që përdori dhe Monitor për Shqipërinë dhe vendet e rajonit./Monitor

 

 

Tags: apartamentepaguaritpallate

TË LIDHURA

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryesore

Samiti i NATO-s, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

12:36 | 24/06/2025
“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve
Aktualitet

“Koordinata”, gjenden 3679 rrënjë kanabis në Shkodër, nën hetim inxhinieri i pyjeve

12:29 | 24/06/2025
Next Post
Moti/’Plakat e Prillit’ rikthejnë dimrin në mes të pranverës

Moti/'Plakat e Prillit' rikthejnë dimrin në mes të pranverës

“Nuk e pi, e ha marijuanën!”/Baby G flet pas arrestimit

"Nuk e pi, e ha marijuanën!"/Baby G flet pas arrestimit

DETAJET/ Burrë e grua digjen të gjallë, 4 fëmijët e vegjël shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja

DETAJET/ Burrë e grua digjen të gjallë, 4 fëmijët e vegjël shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Botërori i Klubeve “frymëzon” Juventusin të bëjë lëvizjet në skuadër
Sport

Botërori i Klubeve “frymëzon” Juventusin të bëjë lëvizjet në skuadër

by mirseda
14:33 | 24/06/2025
0

Kenan Yildiz po shndërrohet gjithnjë e më shumë në pikën qendrore të projektit të Juventusit. Sulmuesi turk...

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

“Mos hidh më bomba” – Trump ultimatum Izraelit: Uli avionët, kthe pilotët në shtëpi

13:30 | 24/06/2025
Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

Macron i frikësohet “rrezikut në rritje” të pasurimit sekret të Iranit me uranium

13:19 | 24/06/2025
“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

“150 kuota të reja” – Hoxha: Apel të rinjve e të rejave që t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë

12:55 | 24/06/2025
Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

Rusia pro armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit: E mbështesim, por nuk e dimë nëse do zgjasë

12:43 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com