Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Tirana konfirmon trajnerin, Ze Maria: 5 mijë euro nuk më ndryshojnë jetën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tirana konfirmon trajnerin, Ze Maria: 5 mijë euro nuk më ndryshojnë jetën

Humbja në derbi ‘trazoi’ shumë ambientin tek Tirana dhe i sakrifikuari pritej që të ishte trajneri brazilian Ze Maria. Por pas një takimi që ka zgjatur disa orë me presidentin Refik Halilin, trajneri ka marrë mbështetjen e tij për të vazhduar punën tek bardheblutë. Lojtarët ishin mbledhur në qendrën stërvitore dhe nuk e dinin se kush do i trajnonte, por vetëm 5 minuta para orës 14:00, si asnjëherë më parë shfaqet po i njëjti trajner: Ze Maria.

Ai merr skuadrën në dhomat e zhveshjes të kompleksit stërvitor “Skënder Halili” për një mbledhje, analizë që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, e më pas të gjithë rikthehen në stërvitje të qeshur, si për të konfirmuar çlirimin nga një situatë kaotike.

“E kërkonin shumë vetë që unë të largohesha, por besoj që jemi sqaruar me presidentin gjatë paradites dhe në mesditë jemi sqaruar si staf teknik me lojtarët. Kemi nxjerrë në pah problemet tona si staf dhe të lojtarëve, duke i premtuar njëri-tjetrit që të ndryshojmë nga sot e tutje. Kam dashur që të dëgjoj nga të gjithë lojtarët, nga kapiteni, atë çfarë kishin për të thënë dhe cili ishte mendimi i tyre. I premtova presidentit një impenjim maksimal, kjo nuk diskutohet, nuk ka ndodhur më parë dhe nuk do të ndodhë asnjëherë.

Unë nuk jam këtu për të humbur kohë dhe për t’iu humbur kohë njerëzve. Nuk duam të na fyejnë e as të fyejmë njeri. Folëm për këto gjëra me presidentin dhe për momentin do të vazhdojmë, më pas të shohim çfarë do të ndodhë. Jam shumë i kënaqur që qëndrova, pasi asnjëherë nuk e kam fshehur faktin që ndihem shumë mirë këtu në Tiranë”, tha Ze Maria.

Nuk janë të paktë ata që mendojnë se Ze Maria ka një problem që lidhet me financat edhe në rast largimi. Ai është trajneri më i paguar në kampionatin tonë dhe ka një kontratë prej 2 vitesh me bardheblutë, ndaj zgjidhja e saj nuk është e thjeshtë. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se një nga arsyet e qëndrimit të tij janë pikërisht paratë e kontrata.

“Më vjen shumë keq për disa njerëz që mendojnë se unë këtu qëndrova për paratë, pasi këtë vit kam refuzuar një kontratë shumë të majme financiare dhe klubi e di. Unë jam një njeri që dua ta mbyll një projekt që filloj. 5.000 eurot që marr nuk më ndryshojnë jetën, kjo është pak, por e sigurt”, përfundoi tekniku Ze Maria. Dy ndeshjet e radhës për Tiranën do të luhen brenda kësaj jave, të mërkurën kundër Kastriotit dhe në fundjavë kundër Laçit.

Tags: 5 mijë eurojetënkonfirmonndryshojnëTiranatrajnerinZe Maria

TË LIDHURA

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

21:39 | 13/04/2026
Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli
Sport

Champions, Yamal: Japim 100% në fushë, kualifikimi nuk duhet shikuar si…mrekulli

19:29 | 13/04/2026
Next Post
Protesta masive kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Bosnje

Protesta masive kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Bosnje

Pronarët rreth Teatrit Kombëtar, kreu i Hipotekës kyç gojën

“Tmerr ku jetojmë”, irritohet Albana Vokshi pas dëshmisë së Xhisielës

Oficeri Nuhu: Arta Marku të nisë menjëherë hetimet për Edi Ramën

Oficeri Nuhu: Arta Marku të nisë menjëherë hetimet për Edi Ramën







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte
Aktualitet

E rëndë! Të shtëna me armë në Suedi, vdes 20-vjeçari shqiptar, plagoset vajza që e shoqëronte

by mirseda
12:37 | 14/04/2026
0

Ngjarja e rëndë në Suedi! Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur e plagosur vajza...

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari në Malësi të Madhe

12:34 | 14/04/2026
Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë

Sherr në Korçë/ Policia zbardh detajet: I mituri i plagosur me thikë

12:22 | 14/04/2026
BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

BBC: Policia greke po i përdor për të larguar të tjerët nga kufiri vendas, përdorin dhunë dhe sulme

11:10 | 14/04/2026
Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

11:08 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com