Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Tirana “bekon” zaptimin e hapësirave publike

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Sektori i ndërtimit  në Shqipëri do të vijojë të jetë në rritje të vazhdueshme, ndërsa kjo strategji është e mbështetur  nga projekti  “One Billion”, i cili do të tregohet si shfrenues i projekteve të mëdha.Sektori rezidencial do të filloj rritjen e shpejtë, ndërsa kjo vërehet edhe në përditshmëri, sidomos në kryeqytet aty ku numri i popullsisë po vjen gjithnjë e në rritje.

Strategjia e qeverisë për paketën 1 miliard dollar është shigjetuar nga ana e opozitës me faktin se këto nuk janë para investimi, por janë para që vijnë nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e mazhorancës, ndërsa e cilëson këtë projekt si një strategji në përmirësimi e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Investimet e huaja në Shqipëri, kjo e bazuar edhe në të dhënat e INSTAT, ka pësuar rënie dhe një ndër faktorët ndikues është edhe projekti i lançuar  nga qeveria Rama i njohur ndryshe si “One Billion”

Sektori i ndërtimit do të vijojë rritjen edhe më 2018 me ritme të njëjta si të këtij viti dhe përshpejtim në sektorin e banesave, teksa efektet e ngadalësimit të punimeve nga projekti TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll pritet të zëvendësohen në një masë të konsiderueshme nga angazhimi i projektit “One Billion” që parashikon nisjen e punimeve në 6 akse të mëdha rrugore. Gjithashtu sektori i banesave rezidenciale dhe për qëllime biznesi do të vijojë të rritet me ritme të shpejta në qytetet kryesore dhe sidomos në Tiranë. Teksa ndërtuesit presin që bumi i ndërtimeve të reja të vijojë më tej, duke lajmëruar edhe rritje të mëtejshme të çmimeve për shkak të kostove që ka krijuar taksa e lartë e infrastrukturës.

 Ndërtimi në infrastrukturë, ja nga do të nxitet më 2018

Arben Dervishi, nga Shoqata e Ndërtuesve, rendit disa arsye se pse sektori do të vijojë rritjen.

Së pari, angazhimi i projektit “One Billion” me investime në rrugë, pritet të rigjallërojë sektorin e ndërtimit dhe zinxhirin që lidhet me të. Avancimi i punimeve në Rrugën e Arbrit, nga Gjoka Konstruksion, e cila do të “eksperimentojë” e para investimin nga paketa “One Billion”, zhvillimi i tenderëve për dy lotet e shkollave në Tiranë po nga kjo paketë dhe me shumë mundësi avancimi i punimeve në By-passet e Fierit dhe Vlorës, si dhe nisja e punimeve në aksin Rrogozhinë-Thumanë janë disa nga projektet e reja që do të nxisin rritjen në sektorin e ndërtimit, – shpjegoi Dervishi.

“Së dyti, fondet publike ndaj investimeve në bujqësi, ujësjellës dhe në objekte të tjera të infrastrukturës janë më të larta këtë vit. Dervishi thotë se, në vitin 2017 pati një ngërç në realizimin e prokurimeve publike, për shkak të bllokimit që erdhi si rezultat i formimit të qeverisë teknike. Më 2018, këto pengesa do të neutralizohen dhe ato objekte që nuk kanë mundur të avancojnë në punime vitin e kaluar, këtë vit do të realizohen dhe kjo do të shtyjë më tej ecurinë pozitive të sektorit”-shkruan Monitor.

Së treti, investimet në hotelet me 5 yje do të ndikojnë pozitivisht zhvillimet në sektorin e ndërtimit. Incentivat fiskale që dha qeveria nëpërmjet Paketës Fiskale 2018 kanë nxitur një sërë projektesh në hotelet me 4 dhe 5 yje që do të ndërtohen kryesisht në bregdet dhe në Tiranë. Arben Dervishi thotë se, ndërtimi i hoteleve është një mundësi tjetër e re që garanton zhvillime pozitive për ndërtimin, por në afatgjatë do të ndikojë pozitivisht edhe sektorin e turizmit.

Sipas tij, ndërtimi i një aeroporti të ri në Vlorë do të nxiste më tej ndërtimet dhe flukset e turistëve në Jug të vendit.

Banesat, bumi në Tiranë do të vijojë edhe më 2018

Hajredin Fratari, një nga ndërtuesit me përvojë të sektorit të banesave në Tiranë, tha se viti 2017 u mbyll me një rritje të shitjeve me rreth 10%, teksa pohoi se sektori do të vijojë të zgjerohet me të njëjtat ritme si në shitje edhe në volume gjatë 2018-s.

Fratari tha se kërkesa për të blerë apartamente është e sigurt edhe për vitin 2018, teksa shfaqi dyshime për qendrat e biznesit dhe ato tregtare. Nuk ka shumë kërkesa për zyra dhe apartamente të luksit, kundrejt ofertës së lartë që do të sjellin kullat që pritet të nisin më 2018.

Të njëjtin pohim dha edhe Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili shfaqi rezerva për kërkesën për objektet e larta. Ai tha se këto objekte kanë kosto të larta menaxhimi dhe puna në kate të larta nuk është shumë komode. Bizneset dhe individët me të ardhura të larta nuk do të preferonin zyra ose apartamente në lartësi, pasi nuk janë aspak komode dhe kanë kosto menaxhimi dhe mirëmbajtje.

Dervishi tha se kërkesa për banesa në Tiranë do të jetë e qëndrueshme, për periferinë për shkak se Tirana zgjerohet të paktën me 20 mijë banorë të rinj në vit.

Tags: bekonhapesiravepublikeTiranazaptime

TË LIDHURA

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria
Aktualitet

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim
Aktualitet

Begaj: Mjekësia nuk është thjesht profesion, por përkushtim

21:40 | 28/03/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari uron  sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari uron sportistët, mbështetje për bilardon dhe karaten

20:36 | 28/03/2026
Next Post
Zhgënjen iPhone X, Apple do të ndërpresë prodhimin

Zhgënjen iPhone X, Apple do të ndërpresë prodhimin

Denoncimi/Berisha: Kush është çifti i avokatëve që po rrjep qytetarët

Denoncimi/Berisha: Kush është çifti i avokatëve që po rrjep qytetarët

Miku i Pacollit rrëzohet te varri i Rugovës (Video)

Miku i Pacollit rrëzohet te varri i Rugovës (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com