Në përballjen e fundjavës ku Napoli mposhti Sampdorian me rezultatin 3-2 në “San Paoli”, pati një mori episodesh. Ku në një prej tyre, në rastin e penalltisë u përfshi edhe Elseid Hysaj, i cili e shkaktoi. Këtë gjë nuk e kanë pritur mirë tifozët napolitanë, të cilët njihen për shpërthimin e tyre dhe e kanë komentuar shumë rëndë këtë fakt.
Madje nuk kanë nguruar edhe të ofendojnë Hysajn në komentet, ku njëri prej tyre ka bërë më shumë përshtypje: “Merr një gomone dhe ktheu në Shqipëri”.
Kjo frazë ka bërë shumë përshtypje dhe vetë sajti më i madh pranë skuadrës dhe qytetit, “Il napolista”, reagoi duke mbajtur një qëndrim kundër tifozit. “Na ka kthyer 30 vite pas ai që iu drejtua Hysajt me atë frazë. Pse merremi gjithmonë me Hysajn, Reinan ose Ruin?
Pse ne napolitanët shohim gjithmonë gotën gjysmëbosh?! Në shumë raste, ne jemi të pashpirt në atë që themi dhe shohim. Shumë të tjerë vlerësojnë Napolin për lojën dhe elementet që ka, ndërsa ne edhe në periudhë festive kritikojmë”,-shkruan “Il napolista” për ofendimet ndaj Hysajt.