Kryeministrja Theresa May u zotua një vit më parë se do ta shndërronte Mbretërinë e Bashkuar në një shtet plotësisht sovran dhe të pavarur, dhe se kjo do të arrihej duke çliruar juridikun nga gjykata e lartë e Bashkimit Europian. Megjithatë me sa duket, të mërkurën asaj do ti duhet të tërhiqet.
Qeveria e saj do të lejojë që ligjet e BE të kenë një rol në vend edhe shumë kohë pas Brexit. May do të synojnë në negociata vetëm t’i shpëtojë juridiksionit të drejtpërdrejtë të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Pritet që ky ndryshim të zgjidhë ngërçin në negociatat me BE. Liderët e BE-së besojnë se gjykatës evropiane duhet të kenë një rol në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve dhe tregtinë.
Mbretëria e Bashkuar do të mbrohet me argumentin se Gjykata Europiane e Drejtësisë, që është një gjykatë e BE, nuk mund të ketë juridiksion të plotë mbi një vend jo anëtar. Nuk dihet ende nëse ky sugjerim do të pranohet nga i gjithë blloku europian, por dihet se May po përballet me kritika nga mbështetësit e Brexit.
Ndërkohë ekonomia po has probleme në punësim dhe investime, dhe besimi i kompanive po ulet. Valuta e paundit ka vijuar rënien dhe gjendet në pikën më të ulët që prej fillimit të krizës ekonomike botërore. Mëngjesin e sotëm, monedha u këmbye me 1.08 euro.