Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Thëniet brilante të Charles Bukowski-t, që mund të ndryshojnë këndvështrimin tuaj mbi jetën

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Thëniet brilante të Charles Bukowski-t, që mund të ndryshojnë këndvështrimin tuaj mbi jetën

I frymëzuar nga Ernest Hemingway, Charles Bukowski shkroi shumë mbi getot e Los Anxhelosit. Thëniet e tij mund të na shokojnë, duke na detyruar edhe të rimendojnë mënyrën sesi e shohim aktualisht botën. Bukowski lindi në Gjermani, por emigroi me familjen e tij në SHBA kur ishte vetëm 3-vjeç. Kur mbaroi shkollën, u zhvendos nga Los Anxhelosi në Nju Jork për të ndjekur karrierën si shkrimtar. Megjithatë, pati pak sukses dhe hoqi shpejt dorë.

Më pas u angazhua në një shumëllojshmëri punësh, nga pjatalarës deri tek nëpunës i postës, për të fituar jetesën. Në këtë periudhë filloi të pinte shumë. Përfundimisht, pasi u sëmur nga një formë e rëndë e ulcerës në stomak, i rikthehet shkrimit të romaneve, tregimeve dhe poezive. Botoi më shumë se 45 libra. Shkrimet e Bukoëskit, paraqisnin shpesh anët më të errëta të shoqërisë njerëzore.

Ai përshkruan një qytet të sëmura nga ligësia dhe dhuna. Vepra e tij përmban një gjuhë dhe imazhe seksuale të forta. Bukowski vdiq nga leuçemia në San Pedro më 9 mars 1994.  Citatet e mëposhtme nga shkrimtari janë të zymta, por përmbajnë edhe një lloj humori të zi. Bukowski, kishte sigurisht një mënyrë të pazakontë për t’i parë gjërat. Thëniet e tij mund të tronditin idetë tona të vjetra dhe të ngurta, dhe të na ndihmojnë t’i shohim gjërat në një mënyrë krejtësisht të re.

“Ndonjëherë ju ngriheni nga shtrati në mëngjes dhe mendoni:Nuk do ta bëj këtë, por qeshni me vete- duke kujtuar të gjitha momentet që keni ndjerë në këtë mënyrë”.

Kjo thënie përfaqëson një moment, që e kemi përjetuar të gjithë në një periudhë apo tjetrën. Disa mëngjese, pyesim veten se si do t’ia dalim ditës. Bukowski na kujton të mendojmë për të gjitha ditët që kemi kaluar. Ndonjëherë, qeshja me momentet tona më të zymta, është mënyra më e mirë për t’i dhënë pak moral shpirtrave tanë.

“Gjërat përkeqësohen për të gjithë ne, thuajse vazhdimisht, dhe ajo që bëjmë nën stresin e vazhdueshëm tregon se kush apo çfarë jemi”.

Kjo thënie nuk mund të ishte më realiste se kaq. Ne shohim se si njerëzit janë vërtet të zhytur në një periudhë krize apo stresi afatgjatë. Disa njerëz vetë-izolohen dhe fundosen në mentalitetin e viktimës. Të tjerët ngrihen dhe dalin dhe andej. Kur zbulojmë njerëz heronj në kohëra të vështira, duhet t’i mbajmë fort ata. Dhe sigurisht, duhet të përpiqemi të jemi heronj edhe për njerëzit e tjerë.

“Ne jemi si trëndafilat, që nuk u shqetësuam kurrë të lulëzonim atëherë kur duhej, dhe tashmë duket sikur dielli është lodhur së na prituri…”.

Kjo thënie ka të bëjë me arritjen e potencialit tonë të plotë. Ajo duhet t’iu ndihmojë të ndaloni së qurravituni në mënyrë të vazhdueshme. Në vend të kësaj, duhet të jeni mirënjohës për gjithçka keni, të vlerësoni bekimin e jetës, dhe të bëni çmos për të përmbushur qëllimet që keni në tokë. 

“Një shpirti i lirë është diçka e rrallë, por ju e njihni këtë kur e shihni me sytë tuaja– sepse në thelb ndiheni mirë, shumë mirë, kur jeni afër ose me shpirtrat e lirë”.

Kjo thënie, është shkëputur nga koleksioni i tregimeve të shkurtra të Bukowskit, dhe eksploron jetën e errët dhe të rrezikshme të periferive të Los Anxhelosit. Historitë rrëfejnë gamën e plotë të kulturës amerikane, nga prostitutat tek muzika klasike. Citati ka shumë vlerë, pasi ndonjëherë ndodh edhe të takoni dikë që ndihet mirë me atë që ka përreth. Që ndihet i lirë nga kufizimet e shoqërisë. Atij nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Nuk gjykojnë, dhe nuk është në garë me ndokënd pas asnjë lloj gjëje. Këta lloj njerëzish na bëjnë të lumtur që jemi gjallë. 

“Ju duhet të vdisni disa herë, para se të mund të jetoni vërtetë!”

Ky citat është jo pak frymëzues, në momentin kur gjërat shkojnë vërtet keq në jetë. Kur një ëndërr dështon ose një marrëdhënie merr fund, mund të përjetohet si një lloj vdekjeje. Thënia e mësipërme na ndihmon të kuptojmë se këto vdekje të vogla, na ndihmojnë ta jetojmë vërtet jetën. Nëse jetët tona do të ishin pa probleme dhe do të kishim gjithmonë atë që kemi dëshiruar, nuk do t’i vlerësonim gjërat e mira. Ne do të ishim gjallë përgjysmë.

“Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë, çfarë cirku! Kjo vetëm sa duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por jo. Ne jemi të terrorizuar dhe sfilitur nga rivalitetet, ne ia nxijmë jetën njëri-tjetrit për hiçmosgjë!”.

E dimë se që të gjithë vdesin, ndaj duhet të jemi plot dhembshuri për çdokënd. Megjithatë, shpirtrat tanë gërryen shpesh nga xhelozia, zemërimi, konkurrenca dhe frika. Është një gjendje realisht e trishtueshme. Nëse ne mundemi ta kujtojmë këtë thënie sa herë ndërveprojmë me të tjerët, kjo do të ndryshonte shumë mënyrën tonë të jetesës. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: brilanteCharles BukowskijetënkëndvështriminndryshojnëThëniet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
ISIS/Si mund të ndalen këta psikopatë të kohës sonë

ISIS/Si mund të ndalen këta psikopatë të kohës sonë

Thaçi: BE po na izolon

Thaçi: BE po na izolon

Vrasja misterioze e Kennedy, publikohen dokumentet sekrete: Paralajmërimet e FBI dhe frika e sovjetikëve

Vrasja misterioze e Kennedy, publikohen dokumentet sekrete: Paralajmërimet e FBI dhe frika e sovjetikëve







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com