Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

The Guardian: Mbretërit e rinj të kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin në Britani

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
The Guardian: Mbretërit e rinj të kokainës, si e mori mafia shqiptare kontrollin në Britani

“Ata janë të sofistikuar, të mençur dhe gjithmonë shperndajne” nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal qe është tani në krye të tregtisë prej 5 bilion paundësh në Mbretërinë e Bashkuar. 

2

Keshtu e nis shkrimin e vet ‘The Guardian’ duke analizuar se si mafia shqiptare mori ne dore trafikun e droges ne Angli, nderkohe qe shqiptaret i etiketon si mbreterit e kokaines.

Diçka kishte natën më parë dhe djemtë në qoshe ishin të etur për të ofruar këshilla. “Ju nuk duhet te vini verdalle ketu për një kohë të gjatë”, tha njëri prej tyre.

Ata ishin duke qëndruar pranë “Crispe house”, një bllok kullash në Gascoigne në lindje të Londrës, territor i padiskutueshëm i Hellbanianz.

Banda e shqiptareve qe merrej me tregtrine e drogës, është e njohur në vend për dhunën e saj dhe më gjerësisht për një shfaqje neper medias sociale teksa paraqiten me Ferrari, e orët “Rolex”, të cilat ndihmojnë në rritjen e reputacionit të tyre duke tërhequr e rekrutuar më pasë të rinj të tjerë.

Ishte duke u errësuar, kur u shfaqën edhe dy burra dhe, kur u pyetën nëse ishin Hellbanianz, njëri tha: “Duhet të shkoni.” Vëzhguesi u shoqërua per tu larguar nga blloku dhe i thane të mos kthehej.

Hellbanianz i përkasin “lojës me pakicë” të tregtisë së kokainës. Ata janë tregtarët dhe zbatuesit e rrugës të Mafias Shqiptare, sindikata kriminale të organizuara nga Shqipëria, per të cilët Agjencia Kombëtare e Krimit beson se janë duke konsoliduar pushtetin brenda botës së krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rrugën e tyre drejt një marrjeje gati totale të tregut të kokainës.

Videot muzikore të bandës i kujtojnë shikuesve “HB janë gati për dhunë” dhe se ata posedojnë fuqinë punëtore dhe armë zjarri. Megjithatë, thonë burimet e policisë, Hellbanianz zënë shkallën më të ulët të mafias shqiptare.

Për të kuptuar më mirë rritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, mjafton te ngjitemi në katin e 12-të nderteses se pasur në Gascoigne.

Në drejtimin e kundërt, disa milje përgjatë Thames, shtrihen portet në të cilin dërgohen ngarkesa të mëdha me kokainë.

Këto ngarkesa vijnë nga përtej Atlantikut, prej xhunglave të Amerikës Latine nga ku dhe fillon historia e Mafias Shqiptare.

Por si ia dolën shqiptarët për të pushtuar tregun e kokaines ne Britaninë e Madhe është një mësim në fushën e kriminalitetit; miqesi me mafiat më të rrezikshme në botë; dhe kërcënimin absolut e dhune.

Filluan me një model biznesi që ishte i thjeshtë në koncept, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për vite të tëra importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte, varësisht nga pastërtia e drogës; aq më e lartë ishte, aq më shumë kushtonte.

Shqiptarët hodhën poshtë të gjithë modelin. Ata filluan të negociojnë drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan direkt nga Amerika e Jugut.

Inteligjenca e fituar nga ekspertët britanikë zbuloi se shqiptarët po siguronin kokainë nga kartelet për rreth 4,000 deri 5,500 kilogramë, në një kohë kur rivalët mendonin se po merrnin një marrëveshje të mirë duke përdorur tregtarët me shumicë holandeze që e shisnin në £ 22,500 një kilogram. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës – dhe e shtuan pastërtinë e saj. Dërgesat masive u sollën në Britani të Madhe.

1

Tony Saggers, ish-kreu i hetimit dhe inteligjencës në Agjencinë Kombëtare të Krimit, i cili ka kaluar 30 vjet duke analizuar ritmet e ekonomisë globale të narkotikëve, tha: “Ajo që ata kanë bërë shumë inteligjentë është të thonë: ‘Mirë, ne kemi marrë këto kufij për të luajtur me të dhe ne do t’i japim një fetë të mirë edhe për konsumatorin”.

Efekti shqiptar ka ndikuar thellësisht në përdorimin, prodhimin dhe ekonominë e kokainës. Droga është më e lira në Britani të Madhe që nga viti 1990 dhe më e pastër se ka qenë për një dekadë, gjë që ka shkaktuar vdekje të regjistruara. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të përdoruesve të rinj në Evropë. Më gjerësisht, dërgesat shumë më të mëdha dhe më të shpeshta të drogës janë konfiskuar duke hyrë në Britani të Madhe, pasi prodhimi i kokainës në Amerikën e Jugut ka shënuar rekord – deri në 31% më 2016.

Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz fillimisht luftuan për të konkurruar, sepse ata kishin një produkt inferior dhe më të shtrenjtë. Opsioni i tyre i vetëm ka qenë të blinin  kokainë me burim nga Mafia Shqiptare.

Saggers tha: “Ata kanë treguar se ju nuk duhet të jeni lakmitar për të dominuar tregjet e drogës. Ata kanë shkuar në rrugën e çmimeve të qëndrueshme, me cilësi të mirë. ”

Mohammed Qasim, një hulumtues në Universitetin Leeds Beckett që studion tregtarët e drogës, e përshkroi qasjen e biznesit shqiptar si “fantastik”.

Megjithatë, për modelin e shqiptarëve për të punuar me të vërtetë, kërkohej kontrolli i porteve të Evropës. Për këtë Mafia Shqiptare duhej të bashkëpunonte me ‘Ndrangheta, mafian e fuqishme italiane, e cila kontrollon tregtinë kontinentale të kokainës në Evropë.

Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme se jo vetëm shqiptarët punojnë me ‘Ndrangheta, por se ata kanë formuar aleancat më të forta. Burimet thonë se mafia italiane i konsideron shqiptarët si të barabartë.

Saggers tha: “Ka një lidhje të fortë mafioze mes italianëve dhe shqiptarëve, shqiptarët po punojnë me ta – jo në konkurrencë me ta. Plus, historikisht, italianët kanë kontakte të mira në Amerikën Latine “.

Rotterdam në Holandë është porti më i madh në Evropë, me tetë milionë kontenierë që kalojnë nëpër çdo vit. Shumë prej tyre arrijnë përmes rrugës së drejtpërdrejtë “kolumbiane” përpara se të kalojnë në Harwich në Essex ose Hull.

Porti i dytë më i ngarkuar evropian është Antwerp në Belgjikë, që lidhet me portin e Thamesit të Tilbury, 15 milje nga territori Hellbanianz.

3

Kolektivisht, portet belge dhe holandeze punësojnë 240,000 njerëz, një grup prej të cilëve, sipas inteligjencës policore, punojnë për ‘Ndrangheta” dhe Mafia Shqiptare.

“Kjo u jep shqiptarëve qasjen e drejtpërdrejtë dhe kontrollin e kokainës në portet,” tha Saggers.

Një burim i NCA përshkroi Belgjikën dhe Holandën si “pikat kyçe të lidhjes së konsolidimit dhe trafikimit të mëtejshëm të mallrave të paligjshëm” dhe grupet e konfirmuara shqiptare po “zgjeronin ndikimin e tyre”.

Anna Sergi, lektore në kriminologji në Universitetin e Essex, e specializuar në marrëdhëniet mafioze, konfirmoi se shqiptarët dhe grupi i krimit në jug të Italisë kanë bashkuar forcat. “Kurdoherë që ‘Ndrangheta po dërgon mallra, ata punojnë shumë me shqiptarët”, tha ajo.

Muajin e kaluar operacioni Pollino, i quajtur sipas zonës së Italisë jugore, ku ‘Ndrangheta ka rrënjët e saj, arrestoi 90 të dyshuar. Prokurorët e anti-mafias përshkruan se si ‘Ndrangheta u mbështet në’ grupe të përhershme që punonin në portet së bashku me rrjetet kriminale shqiptare.

Në vitin 2017 një tregtar shqiptar i kokainës u kap në një stacion benzine në Londër me dokumente të rreme italiane dhe në makinën e tij kishte dy kile droge të fshehur.

Pika më e prekshme për kontrabandistët e drogës është porti. Siguria është e ngushtë, opsionet janë të fundme. Burimet thonë se ‘Ndrangheta e ka siguruar këtë element të zinxhirit të furnizimit me shqiptarët.

“Ju keni nevojë për njerëzit më të mirë për ta nxjerrë nga porti. Nëse jeni mirë në lëvizjen e mallit atëherë qëndroni përpara konkurrentëve tuaj – dhe shqiptarët janë të mirë në këtë “, tha Sergi.

Megjithatë, ndonjëherë edhe shqiptarët “koka” janë kapur. Klodjan Copja, 30 vjeç, i cili drejtoi një rrjetin e importit të kokainës prej 60 milion funtish, u burgos në 2017 pasi korrierët e tij u kapën me kamionë të ngarkuar me drogë që vinin në Kent.

Një tjetër aspekt që i dallon bandat shqiptare është se ata nuk krijojnë konflikte me bandat e tjera, por dinë të zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre. Liverpool është i vetmi qytet në Angli që nuk kontrollohet nga bandat shqiptare, pasi janë bandat kriminale të qytetit që e ruajnë me xhelozi pushtetin e tyre në këtë qytet.

4

Gjithashtu, shqiptaret shquhen per dhunen, por edhe per “besen”. “Ata janë mjaft karizmatikë dhe njihen për t’u marredheniet e ngushta”.

Qasimi gjithashtu tregon se si shqiptarët konsiderohen në qarqet kriminale. “si të sofistikuar, profesional dhe bëjnë atë që premtojnë “tha ai.

Kjo ka të bëjë shumë me kodin shqiptar të besës – “për të mbajtur premtimin” – por Sergi shton se reputacioni i mafies shqiptare duhet të shihet edhe nëpërmjet kodit të kanunit, të drejtës për t’u hakmarrë: që gjaku duhet të paguhet me gjak.

Më pas brezi i ri nisi të bënte edhe video muzikore e t’i tregonte paratë e fituara sheshit, së bashku me ta erdhi dhe gjenerata e Hellbanianz.
Hellbanianz mblidhen rreth orës 9 çdo ditë në një vend pranë lokalit të natës “Kings Lounge”. “Ata janë të njëjtat fytyra që bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh njëri.

Depresioni dhe drogat dëmtuan pasurinë shumë kohë përpara se një bandë xhamajkane drejtuar nga Delroy “Mbreti” Lewis u burgos në vitin 2004 në një kohë kur shqiptaret po rriteshin ne numer.

Më pas brezi i ri nisi të bënte edhe video muzikore e t’i tregonte paratë e fituara sheshit, së bashku me ta erdhi dhe gjenerata e Hellbanianz. Hellbanianz mblidhen rreth orës 9 çdo ditë në një vend pranë lokalit të natës “Kings Lounge”. “Ata janë të njëjtat fytyra që bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh njëri.

Saggers tha: “Tregu i shitjes me pakicë është mjedisi i pasur dhe i shpejtë. Nëse ata po importojnë kilogramë për disa mijëra dollarë, imagjinoni sa para po bejne këta të rinj”.

Para se llogaria e tij të ishte mbyllur në nëntor, Hellbanianz kishte 115,000 ndjekës të Instagram. Videoja “Hood Life”, në të cilën tregohet një pjesë e pasurisë së tyre është klikuar 7.5 milionë herë. Ata kërcënojnë rivalin shqiptar OTR. Në videon e fundit të tyre të postuar në tetor të vitit 2018, thuhet se ata janë gati për luftë.

Një mospërfillje e tillë ishte e dukshme në rastin e anëtarit të Hellbanianz Tristen Asllani, i cili në vitin 2016 humbi kontrollin gjatë një ndjekje policore me shpejtësi të lartë në Crouch End, në veri të Londrës dhe u fut në një dyqan. Në makinën e copëtuar, oficerët gjetën një valixhe plot kokainë dhe më vonë, në shtëpinë e 29-vjeçarit, një tjetër 21 kg drogë dhe një pistoletë.

Këto argumente ndihmojnë të shpjegojnë pse shqiptarët janë shtetësia e tretë më e madhe në burgjet e Britanisë së Madhe. Kjo shifër është edhe më e habitshme kur merret parasysh numri i vogël i kriminelëve të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, që NCA beson se janë shqiptarë – 0.8%.

Ndërkohë, përderisa Mafia Shqiptare vazhdon të kryesoje trgeun e kokaines, rekrutimi i adoleshentëve në Hellbanianz nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
Bora dhe ngricat, ja zonat më problematike. Ku duhet përdorur zinxhirë

Bora dhe ngricat, ja zonat më problematike. Ku duhet përdorur zinxhirë

I kishte kërkuar ish-gruas të kthehej në Shqipëri. Qëlloi vjehrrin dhe vjehrrën, dhe u hodh nga kangjellat

I kishte kërkuar ish-gruas të kthehej në Shqipëri. Qëlloi vjehrrin dhe vjehrrën, dhe u hodh nga kangjellat

“Plotësoni kërkesat e studentëve dhe mbyllni gojën”

“Plotësoni kërkesat e studentëve dhe mbyllni gojën”







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com