Thatësira për shkak të temperaturave të larta ka bërë që autoritetet përkatëse të marrin masa në Itali.
20 komuna në Romë kanë marrë një vendim drastik: racionimin e ujit, teksa furnizimi me ujë është pezulluar në disa orë të ditës.
Fillimisht bashkia vendosi mbylljen e çezmave tradicionale që gjenden në çdo cep të qytetit, ndërsa duket se kufizimet do të preken edhe banorët.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vatikan, ku ka nisur mbyllja e shatërvanëve për shkak të thatësirës.
Thatësira e tejzgjatur ka goditur dy të tretat e tokës bujqësore në Itali, ndërsa bujqësisë atje i ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë.