Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor. Ky vendim u mor gjatë takimit me partitë politike të Kosovës, ku shumica e tyre kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi një ditë më parë, Kuvendi e mbështeti mocionin për rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Në takim, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka ftuar subjektet politike që ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe rregullat e tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet.