Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thaçi propozon referendum për shkëmbim territoresh/Berisha: S’mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës së Beogradit (Video)

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Thaçi propozon referendum për shkëmbim territoresh/Berisha: S’mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës së Beogradit (Video)

Presidenti Hashim Thaçi është kundërpërgjigjur menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj, se kufijtë e Kosovës mund të ndryshohen vetëm me luftë.

https://tiranatoday.com/haradinaj-zbarkon-ne-vlore-injoron-ramen-kufijte-ndryshohen-vetem-me-lufte/

Thaçi thotë se nuk bëhet fjalë për opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Po kështu ai sqaron se i referohet korrigjimit të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndodhur në këto kushte, Thaçi kërkon nga vetë qytetarët që të vendosin vetë se kush ka të drejtë, dhe se cili opsion është në interes të Kosovës.

Sakaq, ish-kryeministri Berisha, i është përgjigjur akuzave të presidentit Hashim Thaçi, të bëra ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Berisha ka folur sot për këtë çështje, duke i quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

I pyetur për çështjen e “shkëmbimit të territoreve”, Berisha është shprehur se kjo është një tregti e pastër, dhe se Thaçi nuk është i vetëm në këtë.

Pjesë nga intervista:

Presidenti Thaçi thotë që nuk do të ketë vetëm shkëmbim të territoreve, por vetëm korrigjime?

“Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe, do dalë unë edhe aty.  Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë, nuk i nxerr në Beograd. Çfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën, se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo?”

Dhe kjo nga frika për krijimin e një asociacioni që do ta shndërojnë në një pushtet të tretë?

“Do të dal unë aty… Të marrim pak një herë realitetin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufijve, se kjo është pak si rrobaqepëset …po e korrigjoj pak jakën e xhaketës, se kjo është ajo që do bëj…”.

Po thoni që Thaçi po e luan rolin e rrobaqepësit?

“Jo, më fal një minutë. Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e Madhe dhe thanë që s’jemi ne, por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin (Aleksandër Vuçiç) e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuqiqit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që çfarë do marrin, çfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë, janë serbë.

Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare, por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqipëtarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani te vemë Urën në Ibër dhe të themi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë….”.

“Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale, por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’,  Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore, mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare. Në këtë kontekst, në jetë mbas viteve ’90, dy armiq kam pasur. Njëri ishte Enver Hoxha dhe enveristët, sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve, dhe Sllobodan Millosheviqi, i cili e pa veten te humbur në çdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare.

U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje, sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishin shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkak të besimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi i shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta, nga vendet që luftonte me suksesin më të madh terrorizmin ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh “New York Times” e asaj kohe, “Herald Tribune”, “Los Angelos Times”, etj, etj.

Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e Millosheviqit?

“Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se çdo vend tjetër ish komunist dhe vendet e tjera. Në vitet 2005- 2013, Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive, qoftë në shërbimin informativ të shtetit, qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet e partnerëve tanë më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përket Bin Ladenit të krijuar në Beograd”.

 

 

 

 

Tags: Berishandarja e territoreveThaci

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Kur të vjedhin në dritë të diellit/Në Gjermani, 1 kilometër rrugë kushton 1 milion euro. Në Shqipëri 6-fishohet

Kur të vjedhin në dritë të diellit/Në Gjermani, 1 kilometër rrugë kushton 1 milion euro. Në Shqipëri 6-fishohet

Demokratët vënë “kujën”: Ja sa milionë ka vjedhur Rama me shokët e tij

Demokratët vënë "kujën": Ja sa milionë ka vjedhur Rama me shokët e tij

Stacionet me freskuese, autobusët pa kondicionerë. Ku të çon ‘mushka’ o lali Eri?!

Stacionet me freskuese, autobusët pa kondicionerë. Ku të çon 'mushka' o lali Eri?!

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com