Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Thaçi kritikon Hahn: S’është fare prezent në Ballkan, ka bërë më shumë për Serbinë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Thaçi kritikon Hahn: S’është fare prezent në Ballkan, ka bërë më shumë për Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hasnim Thaçi, ka hedhur akuza të ashpra dhe të guximshne ndaj BE-së dhe veçanërisht ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn për mosmbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese.

Thaçi e lëshoi këtë deklaratë gjatë një interviste për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA), në Vjenë, ku ishte në kuadër të një vizite zyrtare.

Në këtë intervistë kreu i shtetit të Kosovës kritikon ashpër BE-në për mungesë të vizionit dhe guxim.

Ai ka paralajmëruar se kjo mungesë e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit dhe ka kërkuar nga BE që sa më shpejt të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të Ballkanit. Sipas APA-s, ai ka qenë shumë i ashpër me kritikat ndaj komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Vonesa e Bashkimit Evropian nuk mund të justifikohet. Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisoneri Hahn për fat të keq nuk është fare prezent në Evropën Juglindore”, ka shtuar ai.

Sipas tij, komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor. Ai ka kërkuar një angazhim më të shtuar të BE-së në Ballkan, për të ulur ndikimin rus, i cili është duke u rritur.

Në këtë intervistë për APA, Thaçi ka theksuar se BE-ja nuk duhet ta shohë rajonin vetëm si një çështje teknike, por edhe në mënyrë strategjike.

“BE-ja nuk duhet ta shohë Ballkanin nga perspektiva teknoktrate, bazuar në kapituj të katalogëve të kritereve. Nëse BE vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyllë hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, ka thënë ai.

Thaçi ka kritikuar po ashtu BE-në për kriterin e vendosur për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. APA shkruan se presidenti Thaçi, i cili është mbipartiak ka refuzuar të komentojë mbi politikat partiake.

Megjithatë, ai ka disa pritshmëri për qeverinë re të Kosovës, që do të dalë nga zgjedhjet. “Duhet të përfundojë demarkacioni, asociacioni i komunave me shumicë serbe, liberalizimi i vizave, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë etj”, ka thënë Thaçi për APA.

Tags: AkuzaBE dhe HahnThaci

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare
Aktualitet

U zhduk më 22 tetor/ Gjendet në Trento trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

18:21 | 15/01/2026
Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie
Aktualitet

Nga Lezha në Fier e Lushnjë/ Policia hap garën për drejtues policie

16:16 | 15/01/2026
Next Post
Ndërron jetë “James Bond”

Ndërron jetë “James Bond”

1000 vende më pak se plani, ultrasit të pakënaqur me stadiumin e Partizanit

1000 vende më pak se plani, ultrasit të pakënaqur me stadiumin e Partizanit

Trump niset për të takuar Atin e Shenjtë

Trump niset për të takuar Atin e Shenjtë







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com