Teksa në kryeqytet janë shënuar dy viktima nga gripi i derrit, një situatë edhe më e rënduar shfaqet në qytetin bregdetar të Vlorës.
Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë, konfirmon se në këtë qytet janë shënuar tetë raste me virusin AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Mes personave të prekur, një është fëmijë.
Deri tani zyrtarisht janë shënuar dy të vdekur nga ky virus, ndërsa po bëhen analizat për të saktësuar nëse dhe një viktimë e tretë ka humbur jetën nga ky virus.











