Një tërmet i fortë me magnitudë 3.6 ballë ka goditur zonën e Ischias në Itali.
Nga raportimet e para të autoriteteve italiane , deri tani janë evidentuar disa persona të plagosur dhe shumë të tjerë mendohet se janë zhdukur në rënojat e godinave të dëmtuara.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka ende një informacion të plotë mbi humbjen e jetëve njerëzore.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e zonave të banuara nga frika e ndonjë tërmeti tjetër pasardhës.