Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Richter ka goditur ishullin e Korfuzit mbrëmjen e sotme.
Epiqendra ka qenë 7 kilometër nga Lefkimmi, ndërsa raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të vendit tonë.
Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që edhe disa muaj më parë, vendi fqinj u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm.