Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Teokareviç: BE e ka lënë pas dore; Ballkani po i zgjat dorën Rusisë, Kinës dhe Turqisë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Teokareviç: BE e ka lënë pas dore; Ballkani po i zgjat dorën Rusisë, Kinës dhe Turqisë

A është prania e Kinës, Rusisë dhe Turqisë në Ballkanin Perëndimor një alternativë ndaj projektit evropian? Në një intervistë për portalin “Balcani Caucaso”, Jovan Teokareviç, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit, thotë se prania e tre vendeve të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, është sa një kërcënim, ashtu edhe një mundësi për rajonin. Teokareviç thotë se përtej retorikës, BE e ka lënë pas dore Ballkanin Perëndimor, dhe se vendet e rajonit përballë shumë nevojave jetike, i kanë shtrirë duart Turqisë, Rusisë dhe Kinës.

A është prania e Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkanin Perëndimor, një kërcënim apo një mundësi për rajonin?

Sipas mendimit tim, janë të dyja. Përbën një mundësi, pasi u ofron shteteve të Ballkanit Perëndimor shansin për të arritur diçka që BE-ja nuk do ose nuk mund t’ia ofrojë, pra ndihmën në rindërtimin e infrastrukturës. Aktualisht, përmes fondeve të ndryshme, BE u jep rreth 20 miliardë euro në vit vendeve të Evropës Qendrore në këtë sektor.

Në Ballkan, gjendja e infrastrukturës është më e keqe se sa në Evropën Qendrore, dhe një ndihmë evropiane në këto përmasa, është aktualisht e padisponueshme. Pra, Ballkani Perëndimor duhet të gjejë burime financiare diku tjetër, dhe në thelb ata duhet t’i drejtohen vendeve që nuk i përkasin BE-së.

Prandaj, zhvillimi i infrastrukturës në Ballkan është i pamundur pa ndërhyrjen e investitorëve nga jashtë, sidomos kapitalit kinez. Një element tjetër që nuk mund të injorohet, është varësia e fortë e Ballkanit Perëndimor nga linjat energjisë ruse: edhe në këtë fushë BE-ja nuk mund të japë ndonjë ndihmë konkrete.

Për më tepër, Kina, Turqia dhe Rusia ofrojnë diçka të ndryshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor, një lloj “ripajtimi identitetar”.

Disa kombe dhe popuj, ndihen shumë të afërt me Rusinë, sidomos të krishterët ortodoksë (serbët, maqedonasit, bullgarët, etj)., ndërsa të tjerët shohin marrëdhëniet e forta historike me Turqinë, sikurse janë myslimanët. Në këtë kuptim, ekzistojnë edhe lidhje jo materiale.

Nëse flasim për kërcënime, duhet të kuptojmë se ndikimi i këtyre tre shteteve po rritet, duke zvogëluar kësisoj ndikimin e Evropës në rajon. I gjithë Ballkani është sot në orbitën e BE-së, dhe ndikimi i konkurrentëve gjeostrategjikë, vë në pikëpyetje mundësitë e hyrjes në union.

Por ndikimi i këtyre konkurrentëve po rritet, jo vetëm pse bashkëpunimi me Ballkanin është i frytshëm, apo se i përgjigjet interesave dhe nevojave të vendeve të Evropës Juglindore, por mbi të gjitha sepse BE-ja e ka ulur në minimum praninë e saj vitet e fundit.

Përkundër gjithçkaje, a është BE-ja ende e rëndësishme për Ballkanin?

Në realitet ajo nuk është vetëm e rëndësishme, por edhe faktori më i rëndësishëm i jashtëm në Ballkan, shumë më tepër sesa “sfidantët” e tjerë. Kjo shihet qartë në peshën e transaksioneve ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Rreth tre të katërtat e tregtisë totale në këto shtete, kryhet me Bashkimin Evropian.

Megjithatë, Rusia shumë e rëndësishme për furnizimin me gaz. Kjo është e ngjashme me atë që ndodh me investimet apo ndihmat që vijnë nga Perëndimi në përgjithësi, dhe nga BE-ja në mënyrë specifike. Për shembull, BE-ja ka kontribuar për Serbinë me 3 miliardë euro, që nga fillimi i këtij shekulli. Por lajmi është se tani ka konkurrentë të tjerë të rëndësishëm.

Prania e Kinës në Ballkan është interesante, pasi ndryshe nga “lojtarët” e tjerë, nuk ka lidhje të forta historike në rajon. Çfarë interesash mund të ketë Kina për të hyrë në teatrin ballkanik?

Pa lidhjet identitetare që gëzojnë Rusia dhe Turqia, Kina është e orientuar nga pragmatizmi jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në çdo rajon në të cilin vepron prej disa dekadash. Pekini dëshiron të përmirësojë praninë dhe ndikimin e tij nëpërmjet investimeve, bazuar në dhënien e huave.

Kina është e vetmja që investon kaq shumë në Ballkan në aspektin e infrastrukturës, rrugëve, urave dhe termocentraleve. Është në interesin e saj të zhvillojë marrëdhënie me shtetet, që duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ketë investimet e veta kur ato vende të jenë nesër anëtare të BE-së.

Investimet më të rëndësishme janë ato që lidhen me linjat hekurudhore dhe rrugët, të dobishme për riorientimin, dhe rritjen e mëtejshme të eksporteve kineze në Evropë.

Megjithatë, ekziston edhe një anë e errët e investimeve kineze. Ashtu si rusët dhe arabët, ato nuk kryen në harmoni me standardet e BE. Niveli i transparencës është i ulët, nuk ka prokurime publike, konkurrenca është e pakët, dhe kinezët preferojnë të merren vesh drejtpërdrejti me qeveritë. Kjo sjell korrupsion në të dyja anët.

Për më tepër, kreditë dhe investimet kineze nënkuptojnë një përfshirje kryesisht të makinerive dhe fuqisë punëtore kineze. Për shembull, ura që u ndërtua në Beograd disa vite më pare,  përfshinte vetëm punëtorët kinezë, në një realitet si ai në Serbi ku ka qindra mijëra të papunë. Por qeveria e pranon, pasi i konsideron kreditë kineze shumë të dobishme, dhe në fakt ato janë të tilla.

Çfarë të ardhme imagjinoni për Ballkanin?

E ardhmja e rajonit varet kryesisht nga marrëdhënia mes BE-së dhe këtyre fuqive të mëdha. E ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian, por kjo s’do të thotë që të gjitha veprimet e ardhshme nga qeveritë e rajonit, do të jenë në përputhje me këtë perspektivë.

Këto vende janë pranë Rusisë dhe Turqisë në aspektin e identitetit, historisë, kulturës dhe fesë, dhe duke e marrë Serbinë si një shembull dhe analizuar sondazhet e opinionit, mund të shohim se qytetarët nuk janë dakord që këto marrëdhënie të vihen në rrezik.

Pra, ideja e anëtarësimit në BE është shumë popullore, por po aq e rëndësishme është ruajtja dhe zhvillimi i lidhjeve në fusha të tjera. Në një farë mënyre Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një lloj “ambasadori” i Turqisë dhe Rusisë në Bashkimin Evropian.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanibedorënKinësLënëpas doreRusisëTeokareviçTurqisëzgjat

TË LIDHURA

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore
Aktualitet

Vasili: Pritëm 13 vite, këto muaj të fundit na kanë mbetur vetëm protestat, deri në fitore

19:36 | 22/12/2025
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,
Kryesore

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit,

19:27 | 22/12/2025
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeçari
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeçari

19:00 | 22/12/2025
Next Post
Tani Kosova më afër Maqedonisë

Tani Kosova më afër Maqedonisë

Koreja e Veriut kërcënon sërish Amerikën, akuzon Trump për aktivitet kriminal

Koreja e Veriut kërcënon sërish Amerikën, akuzon Trump për aktivitet kriminal

Referendumi i Katalonjës/Guardiola nën hetimin e policisë

Referendumi i Katalonjës/Guardiola nën hetimin e policisë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com