Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Tentoi të arratisej në moshën 16 vjeçare, por mbeti 32 vjete në burg

7 vjet ago
in Të Gjitha
Tentoi të arratisej në moshën 16 vjeçare, por mbeti 32 vjete në burg

Nga Kastriot Dervishi/ Kujtim Aliaj, lindur më 10.7.1940 në Çorrush të Mallakastrës, nuk kishte mbushur as 16 vjeç kur u arrestua për herë të parë. Burgimi i gjatë i tij nisi në moshë të adoleshencës, vijoi me një dënim brenda në burg dhe përfundoi me një dënim tjetër për arratisje. Ëndërronte Britaninë e Madhe dhe Australinë dhe i iku jeta në skëterrat komuniste të Shqipërisë.

-Periudha e vuajtjes së burgimit: 1956-1988: 32 vjet

-Mosha në fillim të dënimit: 16 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 48 vjeç

Dënimi i parë

Banonte në lagjen “1 Maji” të Fierit, punëtor krahu në fermën “Çlirimi” të këtij rrethi, kur nga vështirësitë e jetesës, mungesa e shkollimit sipas kërkesës së kishte, kërkon të arratiset nga atdheu, me synimin Britaninë e Madhe, te “armiku i popullit” Safet Abazi. Zgjedh kalimin në Greqi, por pikërisht në afërsi të Kakavijës, por kur ishte disa dhjetëra metra larg vijës së kufirit, më 28.6.1956 ndalohet nga forcat kufitare. Çështja u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me qëndrim në Fier, e cila me vendimin nr.137, datë 19.9.1956 e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 64-10, e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pjesshëm të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.218, datë 15.10.1956 të Gjykatës së Lartë.

Dënimi i dytë

U dërgua për të vuajtur dënimin në kampburgun e Punëtorisë së Artizanatit në Tiranë. Në këtë vend, përveç të dënuarve politikë kishte plot të dënuar ordinerë, madje ishin shumica. Kjo është periudha kur të dënuarit ordinerë bëhen gati dyfishi i atyre politikë. Më 24.3.1958, Kujtimi kryen një vrasje brenda burgut, duke lënë të vdekur të dënuarin 24 vjeçar E.M, gjatë një përpjekje çnderuese të këtij të fundit në kapanonet e uzinës “Dinamo”, vrasje e cila nisi në kushtet e vetëmbrojtjes nga viktima agresor me vetë armën e ftohtë të tij. Me vendimin nr.25, datë 6.6.1958, në bazë të neneve 144 dhe 277 të Kodit Penal, Gjykata e Tiranës e dënoi me 25 vjet burgim .

Dënimi i tretë

Në vitin e shtatë të dënimit, Kujtim Aliaj u orvat të arratisej teksa vuante dënimin në kampin nr.309 Rubik. Tashmë 23 vjeçar, ai u përpoq të largohej së bashku me bashkëmoshatarin e tij Ahmet Manxhar Hoxha (nga Kolonja e Gjirokastrës) dhe 31 vjeçarin Demir Sinan Shkoza (nga Priska e Madhe Tiranë). Që të tre ishin njohur për dëshirën e zjarrtë për arratisje, pasi vinin me të njëjtat përvoja. Më 19.11.1963 ata largohen nga kampi nëpërmjet telave të wc-së. Arrijnë të dalin jashtë rrethimit, por njëkohësisht diktohen nga rojet dhe fillon ndjekja e tyre. Te ura e Rubikut, Aliaj nuk mund të vazhdonte ecjen sepse ishte i sëmurë. Ngeli prapa, ndërsa dy shokët e tij ikën. U ndalua nga roja i natës më 20.11.1963. Të dy shokët e tjerë, mundën të vijonin largimin në drejtim të maleve të Krujës. Ata u ndaluan pas 5 ditësh në kasollen e një çobani në Bruz Mal, i cili edhe i kallëzoi. Kujtim Aliaj deklaronte se do arratisej për kushtet e vështira dhe se e kishin demaskuar si “punëtor jo të mirë” në kamp. Dëshira e tij ishte të përfundonte në Australi, sipas këshillës së Demir Shkozës. Përpara hetuesit kolonel Stavri Xhara, Aliaj shprehte dëshirën se donte të shkonte në Australi që të punonte dhe së paku të mbaronte shkollën e mesme e të fitonte një kulturë të përgjithshme. Hetimet për dënimin e tre të pandehurve u zhvilluan në Tiranë, por gjykimi u bë nga Gjykata e Qarkut Shkodër. Me vendimin nr.54, datë 21.12.1963 gjykata i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64-10 të Kodit Penal dhe i dënoi kështu të pandehurit:

-Demir Shkoza me vdekje, pushkatim

-Ahmet Hoxha me 25 vjet burgim

-Kujtim Aliaj me 25 vjet burgim

U la në fuqi me vendimin nr.1, datë 6.1.1964 të Gjykatës së Lartë. Demir Shkozës nuk iu fal jeta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i cili me vendimin e datës 2.3.1964 njoftoi refuzimin. Ahmet Hoxha u orvat për herë të fundit të arratisej nga Spaçi më 10.10.1978, por i diktua përsëri dhe u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 31.1.1979 në rrugën e Kaçinarit/55news/

Tags: 16 vjeçare32 vjetemoshënpor mbetitë arratisejTentoi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video/Briken Calja penalizohet nga dëmtimi, ja çfarë ndodhi

Video/Briken Calja penalizohet nga dëmtimi, ja çfarë ndodhi

“Mish i pjekur dhe raki”, ja çfarë bëjnë nxënësit në shkolla

“Mish i pjekur dhe raki”, ja çfarë bëjnë nxënësit në shkolla

Shiti unazën e nënës për futbollin, i riu bën gjestin prekës në publik

Shiti unazën e nënës për futbollin, i riu bën gjestin prekës në publik







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Sulmohet ambasadori polak në Rusi
Bota

Sulmohet ambasadori polak në Rusi

by mirseda
14:40 | 20/11/2025
0

Ambasadori polak në Rusi, Krzysztof Krajewski, konfirmoi sot se javën e kaluar ishte objekt i një sulmi...

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

Shqipëria sfidon Poloninë në Play Off, Sylvinho: Pres një kundërshtar ndryshe

14:34 | 20/11/2025
Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago

Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie ish-partneren e Safet Bajrit, Eria Ago

14:15 | 20/11/2025
Ja ku i luan Shqipëria ndeshjet e Play Off-it, Kosova kërkon biletën e Botërorit në Prishtinë

Ja ku i luan Shqipëria ndeshjet e Play Off-it, Kosova kërkon biletën e Botërorit në Prishtinë

14:13 | 20/11/2025
Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

13:57 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com