Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tensionet në rritje midis SHBA dhe Kinës

Rritja e ekonomisë kineze dhe ambicjet e Kinës për shtrirje më të gjerë në rajonin e Paqësorit jug perëndimor po alarmojnë Uashingtonit, tashmë të goditur nga pasojat e rënda të koronavirusit, pandemisë që e pati zanafillën në provincën kineze Wuhan.

Ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duken të tensionuara, analistët komentojnë gabimet e politikës amerikane që shkaktuan dështimin në politikat ndaj Kinës dhe ndikimin që kjo mund të kenë në të ardhmen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jela de Franceschi bisedoi me dy ekspertë ushtarakë amerikanë për pritshmëritë për të ardhmen.

Fuqia ekonomike i jep Kinës ndikim më të madh gjeopolitik dhe nën udhëheqësin Xi Jinping është e qartë se Pekini synon të zërë vendin e Amerikës për të diktuar vizionin e saj për rendin botëror.

Tri dekada më parë, Shtetet e Bashkuara ndihmuan Kinën të futet në Organizatën Botërore të Tregtisë, me shpresën se zhvillimi tregtar do të çonte në demokratizimin e vendit.

Mendonim se futja e Kinës në tregti, mospërputhja e regjimit komunist me tregtinë e lirë, do të shkaktonte ndryshime thelbësore në sjelljen e tyre”, thotë Gjeneral James Jones, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Obama.

Kjo përpjekje jo vetëm që nuk solli rezultate, por ajo dha një efekt të padëshirueshëm, thotë gjenerali në pension James Jones. Ai shton se ngritja e Kinës është arritur me vjedhje dhe duke minuar sigurinë amerikane dhe atë perëndimore.

“Ne e dime se çfarë po bëjnë ata në kibernetikë, duke vjedhur të dhëna kudo që munden. Kina paraqitet si e butë, fjalët e tyre janë shumë të buta dhe me kuptim të mirë. Por ne nuk duhet të mashtrohemi. Ata, sa munden po mbjellin kuaj të Trojës në shtetet tona”, thekson gjenerali Jones.

Qëllimi i Kinës është zbehja e aleancave afatgjata amerikane të sigurisë, thotë Ish-Komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark ndërsa Kina dhe presidenti i saj, Xi Jinping, janë përqëndruar në Paqësor, sidomos në Tajvan.

“Tema më e përfolur është Tajvani, sepse kemi Uashingtoni hyri në marrëveshje duke hequr dorë nga njohja e Tajvanit. Në bazë të marrëveshjes, nuk do të kishte imponim me forcë për statusin e Tajvanit. Por zoti Xi nuk pajtohet me atë zotim,” thotë zoti Clark.

“Në detin e Kinës jugore, mund të shihni një lidhje aksidentale. Ne padyshim se duam ta mbajmë në krye të listës ligjin për lirinë e lundrimit ndërkombëtar”, shton gjenerali James Jones, këshilltar I sigurisë kombëtare në administratën Obama.

Kina këmbëngul se ShBA është agresori në detin e Kinës Jugore dhe se marrëdhëniet e saj me Tajvanin janë një çështje e brendshme në të cilën Uashingtoni nuk duhet të ketë asnjë rol.

Ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Kinës po rriten dhe Tajvani gjithnjë e më shumë shihet si pikë e nxehtë, gjenerali Clark thotë se situata është e paparashikueshme, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë.

“Bashkimi Sovjetik e dinte se nëse do ta kalonin kufirin mes dy Gjermanive do të plasnin luftimet, por asnjëherë nuk kemi thënë se kur përshkallëzimi mund të arrinte deri tek armët bërthamore. Sot flasim për ballafaqime nga ajri, toka, deti, hapësira dhe mjedisi kibernetik. Është shumë e rrezikshme ”, thotë ish komandanti i lartë i NATO-s Wesley Clark./VOA/

Tags: kineSHBAtensione

TË LIDHURA

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë
Bota

Macron shpreh mbështetjen për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë

10:35 | 17/04/2026
Papa Leoni kritika liderëve: Mbyllin sytë para miliardave të shpenzuara për luftë
Bota

Papa Leoni kritika liderëve: Mbyllin sytë para miliardave të shpenzuara për luftë

09:23 | 17/04/2026
Next Post
’70 mijë euro borxh’/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Himarë

'70 mijë euro borxh'/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Himarë

U raportua i humbur, gjendet në spital 40-vjeçari në Elbasan

U raportua i humbur, gjendet në spital 40-vjeçari në Elbasan

Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Meta jep alarmin: 41,5% e popullsisë jeton me më pak se 5,5 USD në ditë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit
Aktualitet

Trafikim ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në burg tre nga anëtarët, kush është ‘koka’ e grupit

by mirseda
12:35 | 17/04/2026
0

Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK...

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (EMRAT)

11:41 | 17/04/2026
SPAK mbyll hetimet për 8 të akuzuar për mashtrim ndaj gjermanëve

SPAK jep pretencën për ish-drejtuesit e ARRSH dhe të pandehurit e tjerë, burg vetëm për 4 prej tyre

11:09 | 17/04/2026
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste, po më thonë të hesht! Nuk kam frikë nga sulmet

10:49 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com