Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tensionet në kulm/ Rusia i shpall luftë Ukrainës, Kievi voton ligjin ushtarak

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Tensionet në kulm/ Rusia i shpall luftë Ukrainës, Kievi voton ligjin ushtarak

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë kërcënon të shkallëzohet. Pas konfrontimit të dhunshëm të anijeve ushtarake ruse me ato ukrainase në Detin Asov, parlamenti ukrainas mund të shpallë të hënën ligjin e luftës.

Sipas presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, Rusia nuk mund të qëllojë kaq thjesht anijet ushtarake ukrainase. Presidenti ukrainas u shpreh natën e së dielës pas një takimi urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Ukrainës. Në këtë takim është formuluar lutja që Rada, parlamenti ukrainas të shpallë ligjin e luftës për 60 ditë. Sipas Poroshenkos, ligji i luftës nuk do të thotë, që Ukraina do të ndërmarrë operacione në mënyrë ofensive. Këtu bëhet fjalë “vetëm për mbrojtjen e territorit dhe sigurisë së qytetarëve tanë.”

Ndërkohë politikanë të tjerë ukrainas kanë përdorur tone të ashpra. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavel Klimkin shkroi në twitter: “Ky sulm nuk është për ne, por për të gjithë botën e civilizuar. Tani ka luftë me Federatën Ruse në vendin tonë dhe përtej.” Ndërsa për gazetën gjermane, “Bild”, Klimkin u shpreh, se akti i Rusisë “është akt agresioni kundër Ukrainës në ujërat neutrale të Detit të Zi.” Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të përballen me agresionin rus. Në Kiev u mblodhën të dielën në mbrëmje dhjetëra demonstrues për të protestuar para ambasadës ruse.

Ukraine Kiew Präsident Poroschenko beim Treffen mit dem nationalen Sicherheitsrat (Reuters/Ukrainian Presidential Press Service/M. Markiv)

Gjermania, BE, NATO të shqetësuara

Qeveria gjermane kërkoi të hënën që të dyja palët të punojnë për çtensionimin e situatës. Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth u shpreh për Deutschland funk të hënën se “kjo është natyrisht e rrezikshme”. Dhe se shkallëzimi i situatës është gjëja, për të cilën nuk kemi nevojë. Gjermania bën thirrje që të mos përdoret forca ushtarake. “Të dyja palët duhet tani të çtensionojnë” dhe të mos punojnë për një spirale të re, “që në fund mund të çojë në pasoja shumë të tmerrshme”, tha Michael Roth.

Edhe NATO u shpreh e shqetësuar dhe bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe çtensionim. Në një deklaratë të aleancës veriatlantike, thuhet se po ndiqen me vëmendje zhvillimet në Ngushticën e Kertshit në Detin Azov. NATO e mbështet pa kufizime sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës. Aleanca i bëri thirrje Rusisë “në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të garantojë akcesin e papenguar tek portet ukrainase në Detin Azov.”

Luxemburg Treffen der Europaminister | Michael Roth, Staatsminister Auswärtiges Amt (picture-alliance/Zuma Press/W. Dabkowski)Michael Roth

Edhe BE i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës për “vetëpërmbajtje të tejskajshme” me qëllim që situata në këtë rajon të mos shkallëzohet më tej. BE pret që Rusia të mundësojë sërish kalimin në Ngushticën e Detit Azov. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic se të dyja palët “duhet të reagojnë me kujdesin më të madh, që të çtensionojnë menjëherë situatën.”

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet të hënën për të diskutuar për situatën e re para Krimesë. Sipas diplomatëve kjo mbledhje është kërkuar nga Rusia, por edhe Ukraina.

Russland - Drei Schiffe der ukrainischen Marine haben die russische Grenze illegal überschritten. (picture-alliance/dpa/TASS)Tre anije ushtarake ukrainase kanë kaluar ilegalisht kufirin rus, u tha nga shërbimi sekret rus

Akuza të ndërsjella nga të dyja palët

Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë ndodhi një incident mes anijeve ushtarake ruse dhe atyre ukrainase. Një anije kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar.

Ukraine - Proteste vor der russischen Botschaft in Kiew (Reuters/G. Garanich)

Protesta para ambasadës ruse në Kiev

Ka muaj që situata është e trazuar në Detin Azov, ku me gjasë po krijohet një vatër e re konflikti mes të dy vendeve. Kievi kishte njoftuar, rritjen e prezencës së anijeve ushtarake ukrainase në Detin Azov. Të dyja palët në muajt e kaluar kanë konfiskuar anije peshkimi. Ngushtica e Kertshit që kontrollohet nga Rusia është rrugëkalimi i vetëm detar i anijeve. Në brigjet e Detit Azov gjendjen edhe rajonet industriale të kontrolluara nga separatistët rusë, si Donbasi, por dhe qyteti-port, Mariupol. Ky është një qytet i rëndësishëm industrial për Ukrainën dhe i fundit i kontrolluar nga ky vend në këtë rajon./ DW/

Tags: KievikulmrusiaTensionetUkrainës

TË LIDHURA

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës
Aktualitet

Sarandë: Kanoset prokurorja në zyrë, shoqërohen 2 shtetase për dëshmi

18:16 | 02/06/2025
Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura
Aktualitet

Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

18:03 | 02/06/2025
‘Nuk ka më vendim përfundimtar’, KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e njohur
Aktualitet

‘Nuk ka më vendim përfundimtar’, KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e njohur

17:11 | 02/06/2025
Next Post
Çfarë donte të bëhej Meta kur të rritej? Befason Presidenti nga Rozhaja

Çfarë donte të bëhej Meta kur të rritej? Befason Presidenti nga Rozhaja

Basha tregon ‘prapaskenat’ e Ramës: Sot po ju paralajmëroj se Sandër Lleshi…

"Shtëpitë pa leje s'do prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet", Basha nxjerr deklaratën e Ramës

“Lëre se na prish punë, është nën moshë”, 17-vjeçari rrëfen për dhunën në Drejtorinë e Policisë

"Lëre se na prish punë, është nën moshë", 17-vjeçari rrëfen për dhunën në Drejtorinë e Policisë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

by mirseda
18:21 | 02/06/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-përballjes në fundjave kundër Serbisë...

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

18:18 | 02/06/2025
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës

Sarandë: Kanoset prokurorja në zyrë, shoqërohen 2 shtetase për dëshmi

18:16 | 02/06/2025
Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

18:14 | 02/06/2025
Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

18:03 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com