Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tensionet dhe shmangiet në takimin e G-20

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Tensionet dhe shmangiet në takimin e G-20

Tradicionalisht, samitet e G-20 janë takime serioze dhe përkundër faktit që konsensusi për tregtinë, zhvillimin dhe çështjet klimatike mund të mos arrihet, të paktën bëhen përpjekje për të patur një sjellje miqësore formale. Por më tepër vërehej ndjenja e sikletit sesa ajo e afrimitetit në takimin e këtij viti të mbajtur në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires.

Krerët e qeverive dhe shteteve nga vendet më të pasura në botë shpenzuan më shumë kohë të premten dhe të shtunën duke u përpjekur të shmangin takimet ballë për ballë me njëri-tjetrin sesa të bënin të kundërtën. Kishte buzëqeshje të ngurta dhe shtrëngime të mprehta duarsh.

Kryeministrja britanike Theresa May u duk qartë të largohej nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë gjithë mbledhjeve të grupeve dhe seancave të fotografive – hera e parë që ajo ishte në të njëjtën dhomë me udhëheqësin rus që nga helmimet në Salisbury.

President Donald Trump, front center, listens to France's President Emmanuel Macron as they pose with world leaders for a group picture at the start of the G20 Leader's Summit inside the Costa Salguero Center in Buenos Aires, Argentina, Friday, Nov. 30, 2

Bisedimet dypalëshe të planifikuara u anulluan ose u shkurtuan në kohë duke u kthyer thjesht në takime të rastësishme. Ashtu si në një klasë të zhurmshme të shkollës së mesme, mospërfilljet dhe injorimet u koreografuan me kujdes, duke minimizuar ose maksimizuar përbuzjen e kërkuar.

Por kjo mund të kishte qenë shumë më keq. Mospajtimi i krerëve nacionalistë kundër atyre që janë të përkushtuar ndaj një rendi ndërkombëtar multilateralist, midis liderëve të devijuar autoritarë dhe demokratëve më të matur dhe normativ, si dhe ndërmjet proteksionistëve dhe përkrahësve të tregëtisë të lirë, mund të kishin qenë shumë më të dukshme

Kishte disa shenja të ndërtimit të konsensusit si rezultat i bisedimeve intensive gjatë gjithë natës të premten mbi rregullimin e sistemit global të tregtisë – ose së paku për arritjen e një marrëveshje për aspiratën për ta bërë këtë – me evropianët që i kapërcyen kundërshtimet amerikane ndaj përfshirjes në komunikatën përfundimtare të takimit të një angazhimi për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), thanë zyrtarët francezë.

Presidenti Donald Trump e ka kritikuar OBT-në dhe ka ndjekur politika tregtare agresive duke vënë në shënjestër Kinën dhe Bashkimin Evropian, të cilët, thotë ai, po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara.

Të paktën, pa pakënaqësi publike, deklarata përfundimtare e G-20 duket se do të përfshijnë mbështetjen për marrëveshjen e Parisit për klimën, me Shtetet e Bashkuara që duken të kënaqura me deklarimin e kundërshimit të tyre në vend që të përpiqeshin të bllokonin një komunikatë përfundimtare.

Rreziku i tensioneve ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës, lufta e pazgjidhur tregtare midis SHBA dhe Kinës, dhe mosmarrëveshjet e mprehta mbi ndryshimet klimatike dhe kontrollin e armëve bërthamore, si dhe qëndrimet e ndryshme në se duhet sanksionuar Arabia Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, mbizotëruan takimin e këtij viti.

Ngjarjet nxitën shqetësimet se samiti mund të bëhej edhe më i çuditshëm se ai i vitit të kaluar në Gjermani.

Kjo nuk ndodhi, pjesërisht për shkak të përpjekjeve të zellshme për të mbajtur një kapak në kazanin e mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive nga ana e mikëpritëses së takimit, Argjentinës, të cilët bënë çmos për të pakësuar mundësitë për konflikte publike duke zëvendësuar axhendën kur kishte çështje të diskutueshme.

Në takimin pati një ngjarje konstruktive – përfundimi i dy vjet negociatash të vështira për tregtinë midis SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologët e tij në Amerikën e Veriut, Enrique Pena Nieto i Meksikës dhe Justin Trudeau i Kanadasë nënshkruan një marrëveshje, e njohur si Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA), për të zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut të vitit 1994.

Tags: G-20shmangiettakiminTensionet

TË LIDHURA

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht
Bota

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër
Bota

Palestina fiton mbështetje globale/ Pse SHBA, Gjermania dhe Italia po qëndrojnë kundër

13:48 | 23/09/2025
Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju
Bota

Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

12:07 | 23/09/2025
Next Post
Amerikanët sjellin pajisjen çudibërëse, tonifikon muskujt pa bërë ushtrime fizike

Amerikanët sjellin pajisjen çudibërëse, tonifikon muskujt pa bërë ushtrime fizike

Sanksionet e Evropës kundër Rusisë nuk po funksionojnë

Sanksionet e Evropës kundër Rusisë nuk po funksionojnë

“Ke 3 shqiptarë pas qafe”, kërcënohet me jetë ministri italian

“Ke 3 shqiptarë pas qafe”, kërcënohet me jetë ministri italian

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com