E mërkurë, 28 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Amerikanët sjellin pajisjen çudibërëse, tonifikon muskujt pa bërë ushtrime fizike

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi

Mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, deputeti Myslim Murrizi është shprehur se kur ka qenë president Rexhep Meidani, ka...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Rekord i zi: Në 24 orë, 7 viktima nga koronavirusi në vend

Shqipëria ka regjistruar një rekord të zi në lidhje me viktimat e shkaktuara nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, 7 persona nuk e kanë...

Mjekët në Kaliforni po reklamojnë një procedurë të re që thonë se rrit masën muskulore dhe ul përqindjen e dhjamit në trup pa nevojën e ushtrimeve fizike. Procedura mbështetet në teknologji që stimulojnë nervat thellë në muskuj, përmes impulseve eletronike. Por dietologët paralajmërojnë se procedura nuk u shërben pacientëve me obesitet, apo probleme të mbipeshës së theksuar:

Për ata që duan një trup më të tonifikuar, qoftë muskuloz, apo eliminimin e dhjamit tek pjesa e barkut, kompania “BTL Aesthetics” ka prezantuar Emsculpt, një procedure të re, novatore.

Pajisja, që operon programe 30-minutëshe për të tonifikuar trupin duke vënë në shënjestër muskujt e këmbëve, barkut, apo vitheve, është miratuar për përdorim nga Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet.

Dr. Michael J. Persky e përdor këtë pajisje në klinikën e tij në qytetin Encino:

“Ja si funksionon: një helikë emeton valë elektromanjetike me frekuencë të lartë që stimulojnë nervat thellë në muskul. Kjo është teknologjia e parë e miratuar nga qeveria federale që e realizon këtë, pra që stimulon muskujt që nuk stimulohen gjatë ushtrimeve të rregullta fizike,” thotë Dr. Michael Persky.

Pajisjet për stimulimin elektrik të muskujve ka vite që janë në qarkullim, por kompania thotë se ka bërë shtatë studime në klinika të ndryshme në SHBA dhe se rezultatet që jep kjo procedurë janë të papara deri tani:

“Kur e filluan studimin, po përpiqeshin thjesht të arrinin formimin e muskujve, por kur bënë kontrollin me skaner dhe MRI zbuluan se jo vetëm ishte shtuar masa muskulore me 16% brenda 1-3 muajsh, por ishte reduktuar 19% masa e dhjamit. Pra kishte një përfitim shtesë,” thotë Dr. Persky.

Kompania thotë se fusha elektromanjetike i detyron muskujt të kontraktohen dhe rezulton në reduktim të masës së dhjamit, njësoj sikur personi të ketë bërë ushtrime fizike. Klientja e Dr Perskyt, Marci Freed shprehet e kënaqur:

“Nuk shkakton dhimbje, nuk ka intensitet. Ngjan me masazhin e muskujve; ka vibracione. Kur fillon duhet të mësohesh pak, por nga fundi është një ndjesi e këndshme,” thotë klientja Marci Freed.

Klientët që kanë përdorur pajisjen në klinikën e Dr. Perskyt nuk janë individë pasivë. Shumë prej tyre frekuentojnë rregullisht palestrat. Një përfaqësues i kompanisë thotë se shpikja e tyre u shërben si personave që nuk bëjnë ushtrime fizike, ashtu edhe atyre që janë aktivë:

“Pacientët na thonë se po përjetojnë diçka që nuk e kanë hasur kurrë më parë. Rezulatet janë dramatike, sidomos pas katër orë trajtimi; ata ndejnë tonifikim të muskujve; në pjesën e barkut kanë vërejtur ulje të masës dhjamore. Kjo procedurë është ideale edhe për pacientët që shkojnë çdo ditë në palestër dhe punojnë fort për shëndetin fizik. Me këtë procedurë ata arrijnë edhe më shumë,” thotë nënpresidenti për shitjet në kompaninë “BLT Aesthetics”.

Kompania “BTL Aesthetics” paralajmëron se Emsculpt nuk është për këdo. Personat që kanë implante metalike në kokë, apo valvola metalike në trup, si dhe pacemakers ose stimulantë elektronikë nuk mund ta përdorin Emsculptin pasi rryma elektrike e procedurës për tonifikim muskujsh do të ndërhynte me funksionimin normal të pajisjeve që ata kanë në trup.

Dr. Adrienne Youdim, drejtoreshë e Qendrës për Humbjen në Peshë dhe Dietën në Beverly Hills thotë se megjithëse procedura rezulton në humbje peshe, ajo nuk i ndihmon personat me probleme të theksuara të mbipeshës. Ajo shton se rënia në peshë nuk duhet të varet vetëm tek pajisja, por duhet të shoqërohet me një stil jetese të shëndetshëm, që mbështetet tek një dietë e rregullt dhe ushtrimet fizike./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions/ Reali shpëton në fund, Liverpuli dhe Siti nuk falin

Plot 20 gola të shënuara në 6 sfidat e mbrëmjes së sotme të Champions League. Reali i Madridit i ka shpëtuar humbjes turpëruese ndaj Mynshenglabahut,...

Shefi i anti-terrorit: Kemi identifikuar dhe 4 familje për t’i kthyer nga Siria

Shefi i antiterrorit Gledis Nano, i cili ka qenë i përfshirë në misionin e rikthimit të qytetarëve shqiptarë nga kampi Al- Hawl ka treguar...

Shqiptarët në Siri, gazetari: Përmendja e Eva Dumanit rrezikon jetën e saj

Gazetari Taulant Kopliku në një lidhje me skype në 'Open' tha se çdo emër që përmendet në emisione apo media vë në rrezik jetën...

Tragjedi në kanalin e La Manche/ Fundoset varka me emigrantë

Katër persona, ku mes tyre edhe dy fëmijë kanë humbur jetën në një tragjedi në kanalin detar mes Francës dhe Britanisë. Varka me emigrant i...

Ish-Drejtoresha e Tatimeve, tregon aferën e kompanive me uzinën e Ballshit

Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh është e mbyllur prej dy vitesh dhe punonjësit nuk kanë marrë pagat e prapambetura. Ata janë futur në...