Analistët thonë se mesazhet çorientuese dhe në disa raste mashtruese, lidhur me një njësi luftarake amerikane, që ka marrë urdhër për të lundruar drejt Gadishullit Korean, minojnë kredibilitetin e retorikës kërcënuese të Shteteve të Bashkuara për përdorim force ndaj Koresë së Veriut.
Shtëpia e Bardhë dhe Komanda e Ushtrisë Amerikane në Paqësor nuk ishin krejt të saktë në njoftimin e tyre, në fillim të këtij muaji, se një njësi luftarake që përfshinte aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson po udhëtonte drejt Detit të Japonisë, në përgjigje të provokimeve të Koresë së Veriut, raporton VOA