Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Tensione në Ballkan/Profesori amerikan: Gjejeni vetë zgjidhjen

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Tensione në Ballkan/Profesori amerikan: Gjejeni vetë zgjidhjen

Nga Daniel Serwer / Tensionet e shtuara dhe dhuna e mundshme janë parashikuar për Ballkanin në vitin 2018, ndaj populli në rajon duhet të gjejë kurajën dhe të kërkojë zgjidhje vetë, pastaj t’i kërkojë ndihmë Uashingtonit dhe Brukselit. Ballkanasit janë habitur që Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, CFR, një organizatë e njohur në SHBA, që ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, e ka renditur Ballkanin mes prioriteteve të saj për parandalimin e konfliktit për vitin 2018.

CFR paralajmëroi specifikisht “përshkallëzimin e tensioneve apo dhunës ekstremiste në Ballkan – Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi – që do të rezultojnë në paqëndrueshmëri politike dhe përleshje të armatosura” dhe vlerësoi se ka gjasa të moderuara të ndodhë, por ndikimin në interesat amerikane të ulëta.

Ky vlerësim i “nivelit III” ka shkaktuar një interesim të madh, megjithëse është veçse një njohje e Uashingtonit me atë që njerëzit në Ballkan e kanë hasur prej vitesh: recesioni ekonomik dhe trazirat sociale po rriten, anëtarësimi në BE po rezulton shumë i largët për të bindur politikanët e Ballkanit që të marrin rreziqet që lidhen me reformimin dhe Rusia është duke bërë çmos për të bllokuar progresin drejt NATO dhe BE.

Nuk ka nevojë për topth kristali për të sugjeruar se ka rrezik përplasjesh të armatosura dhe ekstremizmi të dhunshëm në një rajon që ka parë tashmë sulm mbi parlamentin maqedonas, paraushtarakë që kalojnë kufirin nga Kosova, kërcënime për referendum të pavarur në Republikën Srpska në shkelje të marrëveshjeve të paqes Dejton dhe rekrutim të ekstremistëve fetarë dhe etnik për të luftuar në Siri dhe Ukrainë.

Amerika ia kaloi lidershipin në Ballkan Evropës më shumë se 10 vjet më parë. Evropa është çapitur që atëherë. Çështja është nëse Shtetet e Bashkuara do të kthehen në një rol lidershipi duke u përpjekur të zgjidhin çështjet që po bllokojnë vendet e Ballkanit nga anëtarësimi në BE dhe NATO.

Emri i Maqedonisë, kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës, mungesa e anëtarësimit në OKB të Kosovës dhe ndërhyrja e Rusisë në politikën ballkanike janë çështje që mund të zgjidhen më lehtë me angazhimin e Uashingtonit se sa pa të. Pse nuk ndërhyn SHBA-ja?

Përgjigja fle në dy nivelet e prioriteteve të parandalimit që qëndrojnë mbi Ballkanin në renditjen CFR.

Amerikanët janë të zënë me armët bërthamore dhe raketat e Koresë së Veriut, ndërhyrjen ruse në Evropën Lindore, kërcënimet kibernetike, Iranin, Detin e Kinës Jugore dhe terrorizmin në vend, për të mos përmendur krimin e organizuar në Meksikë, separatistët në Ukrainë, ambiciet e pavarësisë së Kurdistanit, konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, dhe disa problemeve të tjera të mundshme me ndikim më të madh në interesat amerikane sesa Ballkani.

Edhe po të sugjeroja që SHBA të caktojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin ose të delegojë përgjegjësi specifike te Zv.Presidenti Mike Pence, nuk jam i bindur se kjo do të ndodhë. Çfarë atëherë?

Njerëzit në Ballkan duhet të marrin kontrollin në duart e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje të negociuara, në bashkëpunim me miqtë e tyre evropianë dhe amerikanë.

Pse Greqia do të vazhdojë fushatën kundër emrit të Maqedonisë nëse kjo pengon Maqedoninë që të jetë ashtu si Greqia aleat në NATO dhe një anëtare e Bashkimit Evropian?

Pse Serbia do të vazhdojë qëndrimin e saj kundër anëtarësimit në OKB të Kosovës, duke e ditur se kurrë nuk do të mund ta qeverisë ish-krahinën e saj dhe do të duhet të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me të përpara se Beogradi të hyjë në BE?

Pse shtetasit e Republikës Srpska vazhdojnë të premtojnë një referendum që nuk mund të sjellë njohje ndërkombëtare si një shtet i pavarur dhe do t’i shërbejë vetëm interesave të elitës politike rusofile të korruptuar?

Për mua, përgjigjet janë të qarta, por këto pyetje duket se nuk bëhen kurrë.

Është koha gjithashtu që BE-ja të luajë një rol më të fortë. Brukseli është mësuar të heqë dorë: sapo të keni zbatuar ligjet e unionit, do të marrim në konsideratë t’ju anëtarësojmë.

Kjo po rezulton e pamjaftueshme. Procesi duhet të lehtësohet.

NATO gjithashtu mund të jetë më energjike në përpjekje për të zgjidhur çështjet që kanë ndaluar Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën për të mos hyrë në aleancë.

Problemet që e futën Ballkanin në listën e prioriteteve të parandalimit këtë vit nuk janë të pazgjidhshme. Por kërkojmë pak kurajo politike dhe dorë diplomatike për t’u zgjidhur.

Vullneti duhet të vijë jo vetëm nga Uashingtoni dhe Brukseli, por edhe nga brenda Ballkanit.

Kur shtetasit e tij të kërkojnë gjëra të bëra më mirë, rreziku i destabilitetit politik dhe përplasjeve të armatosura do të bjerë.

Është më mirë të jesh jashtë listës së CFR se i përfshirë në të.

Tags: amerikanBallkanGjejeniProfesoritensionevetëZgjidhjen

TË LIDHURA

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Rajoni

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

10:25 | 04/12/2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

09:01 | 02/12/2025
Next Post
“Luante kumar”/Kabo ironi me kandidatin për kryeprokuror: Eh more shpirt!

“Luante kumar”/Kabo ironi me kandidatin për kryeprokuror: Eh more shpirt!

Hetimet amerikane/FIFA pezullon Presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit

Hetimet amerikane/FIFA pezullon Presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit

Strakosha pëson golin e karrierës, e sheh topin vetëm kur ndalon në rrjetë (Video)

Strakosha pëson golin e karrierës, e sheh topin vetëm kur ndalon në rrjetë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre
Aktualitet

Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

by mirseda
10:02 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet...

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

“Unë e ti Grida skemi folur,Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

09:41 | 05/12/2025
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona

09:28 | 05/12/2025
Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

Begaj nderon vullnetarët: Shtylla morale që mban gjallë Shqipërinë!

09:19 | 05/12/2025
Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

09:02 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com