Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Investigimi, tenderat e KESH-it i jepen të afërmve të qeveritarëve

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Investigimi, tenderat e KESH-it i jepen të afërmve të qeveritarëve

Dorëheqja e djeshme e drejtorit të KESH, Agron Hetoja, ka rikthyer në vëmendje një çështje që në fillim u duk se kaloi pa shumë zhurmë. Është fjala për një denoncim të bërë tre muaj më parë nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, ku hidhen hije dyshimi të forta se tenderat shumëmilionëshe të korporatës shqiptare kanë qenë të trukuar për të favorizuar dy kompani private, një vendase dhe një serbe.

Për këtë denoncim nuk është folur më parë dhe Autoritet shqiptar i Konkurrencës, i cili e ka marrë atë pas adresimit nga Vjena, ende nuk ka hapur një hetim. Pa vëmendje kaloi edhe një intervistë e drejtorit të Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Beçiroviç, dhënë gazetës Albanian Daily News, të premten e kaluar ku duke iu referuar korrupsionit në Shqipëri, ai sillte si shembull aferat e dyshimta të KESH, prapa të cilave, sipas tij, fshihen familjarë të kryeministrit Rama.

Por dorëheqja e papritur e drejtorit të KESH, pikërisht kur kompania më në fund e mbylli vitin me një bilanc pozitiv, bëri që të kërkoheshin arsyet e kësaj lëvizje. Dhe kështu u rikthye vëmendja tek intervista e Beçiroviç dhe u gjend letra që Sekretariati i Energjisë në Vjenë i kishte dërguar Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës.

Gazetari Neritan Gjergo i gazetës Shekulli, ka botuar sot një shkrim investigativ, duke iu referuar edhe letrës në fjalë, që ka mbërritur në Shqipëri tre muaj më parë.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Miliona euro dëm, pse po pengohet hetimi për KESH

Skandali/ Si KESH ka vjedhur miliona euro gjatë vitit 2018 përmes njerëzve të afërt me kryeministrin.  Kompania shqiptare GSA dhe ajo serbe EFT të mbrojtura nga qeveria. Konkurrenca nuk hap hetimin, 3 muaj pas denoncimit

Korporata Elektroenegjitike Shqiptare e mbylli vitin 2018 me një bilanc pozitiv, duke deklaruar të ardhura nga shitja e energjisë në vlerën e 68.3 milionë eurove, ose 68 për qind më shumë se viti paraardhës. Kontributet për këtë performancë pozitive, KESH ia atribuon situatës së mirë hidrike, nga e cila për herë të parë nuk u importua energji nga jashtë.

Për një institucion, kjo është një arritje pozitive, madje dhe për drejtorin e saj Agron Hetoja, në vitin e 5-të të drejtimit do të shërbente si shtysë për vijimin e punës. Por, dy ditë më parë, Hetoja përmes një letre, pa një bazë të fortë arsyetimi, ka dhënë dorëheqjen.

KESH, prej kohësh është vënë në shënjestër për dritëhije në menaxhimin e të ardhurave, duke manipuluar tenderët dhe depozitimin e energjisë, duke favorizuar dy kompani, shqiptaren GSA dhe atë serbe EFT. Denoncimet janë bërë hap pas hapi gjatë vitit 2018, por qartazi ato kanë dalë edhe nga shitja e energjisë me çmime të cilat nuk kanë përkuar me orientimin e bursës hungareze (referenca për çmimet e energjisë në tregun evropian). Dhe për këto denoncime, sot nuk rezulton të jetë hapur një hetim për kompaninë.

Bllokimi i investigimit

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë kërkesë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që në muajin tetor për të investiguar tenderët e KESH për sjellje me potencial antikonkurrues, por kjo kërkesë vetëm sa është protokolluar nga Autoriteti duke mos dhënë asnjë sinjal për hetimin.

Arsyet për këtë mosveprim janë më të thella. Biznesi i energjisë është kapur nga njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, çka ka mbajtur të lënë në harresë kërkesën për hetim nga Konkurrenca.

Kompania shqiptare GSA menaxhohet nga dy administratorë, të cilët gjenden në listën e më të pasurve në vend, Agron Shapllo (16) dhe Serafin Orgocka (23). Të privilegjuar nga qeveria, ata kanë blerë në një ditë të muajit mars tek KESH energji me çmim 33- 34 euro për mega, ndërsa në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia shitej me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë.

Këta individë janë pasuruar me anë të një skeme duke blerë energji te KESH dhe duke e shitur tek OSHEE përmes OST.

Krahasimi i të dhënave tregon se për atë ditë, nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, ajo do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport.

E njëjta skemë është ndjekur edhe nga kompania serbe, edhe kjo në linjën e miqësisë së familjes së kryeministrit, që ka lidhur kontrata ekskluzive për dy vitet që lamë pas me KESH. Kjo e fundit u ka mundësuar serbëve të EFT të rregullojnë dhe të përshtatin ofertat para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë të vetëdijshëm se oferta të tilla do të pranoheshin në tender. Për më tepër, KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë.

Duke marrë në konsideratë këto akuza, KESH përherë ka mohuar me shpejtësi informacionet, duke i konsideruar ato të rreme e të padrejta, madje duke kërcënuar se do të ngrejë padi për kompanitë e përjashtuara nga tenderët.

Por, shqetësimin se aktivitetet e KESH-it në tregun e shitjes me shumicë janë bërë simbol i korrupsionit, e ka përcjellë edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë. Ky i fundit, me këmbëngulje i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës lejen për të hetuar vetë institucionalisht. Por përgjigja e Autoritetit të Konkurrencës është kjo: “Në bazë të Nenit 42 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, Sekretariati ka të drejtë të fillojë hetim paraprak kur kjo është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar asnjë hetim deri tani lidhur me këtë çështje”.

Skandalet

Me një fjali të përmbledhur, në vitin e mbarë 2018, Hetoja shiti lirë dhe e bleu shtrenjtë në bursë energjinë. Logjikisht, në momentin kur ka krizë energjie dhe KESH nuk ka rezerva energjie, detyrohet të blejë tek ato që e shet me një çmim shumë herë më të lartë.

Një tjetër skandal që erdhi nga klima e favorshme në 2018, ishte fakti se Hetoja mbajti mbyllur portat e hidrocentraleve me qëllim që të rriteshin në mënyrë maksimale prurjet dhe të prodhohej sa më shumë energji. Një metodë e favorshme kjo për të shtuar milionat në buxhetin e Korporatës, por që fatkeqësisht e paguan banorët e përmbytur të zonës së Nën Shkodrës, në momentet kur kapaciteti i Fierzës ishte në kulm dhe portat nisën të shkarkoheshin. Vetë Hetoja, është përmbytja më e madhe që mund t’i ketë ndodhur KESH pasi menaxhimi dhe abuzimi i tij jo vetëm fundosi Shkodrën, por vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit.

Rikthimi te tenderët

Një kompani private në vend, e përjashtuar nga tenderët e KESH, i dërgoi Sekretariatit të Energjisë në Vjenë një letër ankesë. Ajo pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese. Kaq mjaftoi që Sekretariati të kërkonte nisjen e hetimeve, me lejen e Autoritetit të Konkurrencës, por edhe që kjo e fundit të protokollonte çështjen.

Në shkresën e datës 19 tetor, Sekretariati i Energjisë në Vjenë, duke përcjellë shqetësimin e kompanisë shqiptare, hedh dyshime se “KESH ka manipuluar procedurat e tenderëve, në dobi të pjesëmarrësve të tregut të privilegjuar, duke shpërndarë informacion konfidencial në lidhje me ofertat e pjesëmarrësve të tjerë për t’u mundësuar atyre që të minimizojnë diferencën minimale të ofertës më konkurruese dhe duke siguruar kështu sasi të konsiderueshme dhe shpërndarjen e qëllimshme të sinjaleve mashtruese në lidhje me prodhimin e energjisë në treg, duke u siguruar pjesëmarrësve të privilegjuar informacion të saktë të brendshëm”.

Po kështu, një pikë tjetër për të cilën, Sekretariati ka marrë sinjal, është edhe fakti se KESH ka favorizuar privatët edhe në sasinë e energjisë së depozituar. “Operatori privat merr më shumë energji nga sa është kontraktuar gjatë periudhës pik, ku çmimi është më i lartë dhe e shet atë në treg, ndërkohë që merr më pak gjatë periudhës jo-pik, ku çmimi është më i ulët”, shkruhet në dokument.

Pra me këtë skemë (ende të dyshimtë), përmes ndryshimit të sasive në periudhat me ngarkesë të lartë dhe të ulët, KESH ka humbur të ardhura të konsiderueshme, të cilat kanë shkuar te kompanitë private.

Duket se përmes kësaj forme referimi dhe denoncimi kompania që ankohet kërkon drejtësinë e munguar dhe një hetim të thellë, e cila tashmë duhet të nisë pas miratimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.  “Ankuesi pretendon se këto praktika përbëjnë shkelje të nenit 18/1(a) dhe 18/1(b) të traktatit që themelon bashkërendimin anti- konkurrues të Komunitetit të Energjisë dhe abuzimin e dominimit. Republika e Shqipërisë, si palë kontraktuese, është e detyruar të zbatojë nenin 18 të Traktatit duke zbatuar ndalimin e marrëveshjeve anti- konkurruese dhe abuzimin e dominimit. Prandaj, Sekretariati informon Autoritetin e Konkurrencës për rrethanat e paraqitura me këtë ankesë, në mënyrë që Autoriteti i Konkurrencës të përdorë kompetencat e tij dhe të vlerësojë sjelljet e pretenduara anti- konkurruese dhe të marrë një vendim në përputhje me legjislacionin”, shprehet Sekretariati i Energjisë.

Vetëm gjatë këtij viti, KESH ka shitur rreth 50 milionë euro energji elektrike. Në shkresën drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, Sekretariati thotë se disponon disa të dhëna për transaksionet e energjisë mes KESH dhe dy operatorëve që dyshohet se janë favorizuar. /Shekulli/

TË LIDHURA

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve
Aktualitet

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

21:02 | 23/05/2025
PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…
Aktualitet

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

20:32 | 23/05/2025
“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit
Aktualitet

“5 milionë euro për një vrasje” – SPAK godet fort në Durrës, në shënjestër emra të njohur të krimit

19:22 | 23/05/2025
Next Post
Në stol dhe tani jashtë ekipit, babai i Hysajt sqaron situatën: nuk dua të ngre…

Në stol dhe tani jashtë ekipit, babai i Hysajt sqaron situatën: nuk dua të ngre...

Sfida e programeve hapësinore, agjencitë në konkurrencë të fortë

Sfida e programeve hapësinore, agjencitë në konkurrencë të fortë

Krokodili i rrëmben djalin, guximi i pabesueshëm i babait i shpëton jetën

Krokodili i rrëmben djalin, guximi i pabesueshëm i babait i shpëton jetën

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve
Aktualitet

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

by mirseda
21:02 | 23/05/2025
0

Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje...

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

21:00 | 23/05/2025
PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

20:32 | 23/05/2025
Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com