Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Televizionet ‘kërcënojnë’ AMA-n

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Televizionet ‘kërcënojnë’ AMA-n

Mediat televizive në vend i kanë dërguar një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku i kërkojnë që të respektojë vendimin për fikjen e sinjalit analog. Ata paralajmërojnë se nëse nuk zbatohet ky vendim, do të dërgojnë çështjen në gjyq.

Tv Klan, Klan Plus, ABC News dhe Shijak TV nuk e kanë fikur sinjalin analog, ndërsa në letrën e televizioneve thuhet se kanë shkelur vendimin e AMA-s. Sipas mediave që kanë përcjellë letrën në fjalë, ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin e  AMA-s, për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurrencës në treg.

Mediat kërkojnë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatorë të zbatojnë ligjin, dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave.

Letra e plotë:

E nderuar Autoriteti i Mediave Audiovizive (sa vijon edhe vetëm “AMA”), ju drejtohemi me këtë ankesë që ka karakter urgjent, për sa më poshtë vijon.

Në mbështetje të Ligjit nr. 97/2013 “Per Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar) dhe vendimeve te miratuara nga institucioni juaj për mbylljen e transmetimeve analoge dhe kalimin në transmetim digjital, po ju parashtrojmë ankesën për sa më poshtë vijon:

Sipas Vendimit të miratuar së fundmi nga ana e Institucionit tuaj me nr. 119, datë 30.09.2019 për “Mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në datën 01 tetor 2019’’ (publikuar në faqen web të AMA-s, dhe që i bashkëlidhur kësaj ankese), nga ana jonë si OSHMA është proceduar me mbylljen e transmetimit analog dhe fillimin e transmetimit digjital në respekt të këtij vendimi dhe Ligjit ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë”.

Konstatohet me shqetësim, ashtu edhe si ju jeni në dijeni nga mbikëqyrja e OSHMA – ve në treg, se operatorë te tjerë si Klan, Klan Plus, ABC Neës, Shjiak Tv etj. nuk e kanë respektuar këtë vendim dhe vazhdojnë të transmetojnë përveç në digjitale edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin tuaj dhe, për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurrencës në treg.

Sjellim në vëmendjen tuaj që shkelje të tilla sanksionohen nga nenet 18, 19, 78, 88, 132, 133 të Ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë” dhe, sipas të drejtave dhe rëndësisë së zgjatjes së kësaj situate, mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve që do të lindin dhe shqyrtohen nga organet gjyqësore kompetente për shpërblimet e dëmeve të shkaktuara.

Nisur nga sa më lart kërkojmë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatore të zbatojnë ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve më sipër cituar.

 

Tags: AMAMediat AudioviziveTelevizionet

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
“Do digjej Kuvendi”/ Ish-kreu i SHISH ngre dyshimet e para: Kush tjetër e di këtë informacion?

Meta i kundërgjigjet “Venecias” me pyetje

Fundosja veneciane e Ilir Metës

Fundosja veneciane e Ilir Metës

“Trump dëshiron që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës”

“Trump dëshiron që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës”







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com