Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump ka folur në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Siria, Irani, Koreja e Veriut dhe Ukraina ishin në axhendë. Trump dhe Putin kanë folur jozyrtaisht disa herë javën që kaloi, kur morën pjesë në një samit në Vietnam. Ata ranë dakord mbi një numër parimesh për të ardhmen e Sirisë së shkatërruar nga lufta.
Telefonata mes Donald Trump dhe presidentit rus të martën, vjen një ditë pas takimit të Putin me homologun sirian Basha Assad. Ndërkohë Putin ftoi Assad në një resort në Detin e Zi, përpara një samiti më vonë gjatë javës me Rusinë, Turqinë dhe Iranin.
Kremlini tha gjatë ditës së sotme se “Assad ishte thirrur në Rusi për të pranuar iniciativat potenciale të paqes të hartuar nga Rusia, Irani dhe Turqia.