Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

TEC-i i Vlorës, një “kufomë energjetike” e zhvatje pa fund…

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
TEC-i i Vlorës, një “kufomë energjetike” e zhvatje pa fund…

Në ditët e para të këtij viti, u bë me dije se termocentrali i Vlorës, një investim që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepeshe me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë kishte hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht, procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.

Kjo çështje është risjellë në fokus nga Gëzim Zilja, ish-kryetar i Bashkisë së Vlorës në vitet ’96-’97. Me anë të një komenti në rrjetin social Facebook, ai sjell në fokus të gjithë rastin në fjalë, ku daton që në vitin 2000. Në këtë vit, do të vihej në zbatim plani për ndërtimin në bregdetin e Vlorës të një parku gjigand  energjetik.

Ky Park do të përfshinte një zonë prej 550 hektarësh, ku do të vendoseshin rezervuarë të mëdhenj për karburantet, të cilët do të shërbenin edhe si distributor për vendet e Ballkanit; rafineri për përpunimin e naftës dhe katër TEC-e që do të punonin me naftë.

Pavarësisht zhurmës që u krijua dhe qefmbetjeve, u ndërtua vetëm një TEC nga katër të planifikuar, edhe atë me naftë. Gëzim Zilja citon më tej se ky ishte krimi i dytë që bëhej mbi bregdetin e Vlorës, pasi TEC-et me naftë janë jo vetëm shumë të kushtueshëm, por dhe ndotës të mëdhenj të mjedisit.

Ndërtimi i tij kushtoi plot 130 milionë dollarë. Vlen të nënvizohet fakti se kjo vepër as u ndez e as u fik qysh nga dita që u inaugurua. Ajo nuk prodhoi asnjë ditë energjinë elektrike. Jo vetëm kaq, por kushtet teknologjike për ta mbajtur “gjallë’’ kërkojnë një sasi nafte që u kushton shqiptarëve 2 deri në 7 milionë euro në vit. Me një shumëzim të thjeshtë qysh nga viti 2011, ajo ka përfituar afërsisht 30 milion euro, duke prodhuar zero energji elektrike.

Gëzim Zilja shkruan:

“Në fillim të viteve 2000 u mëtua të vihej në jetë plani ogurzi për ndërtimin në bregdetin e Vlorës të një parku gjigand energjetik. Ky Park do të përfshinte një zonë prej 550 hektarësh, ku do të vendoseshin rezervuarë të mëdhenj për karburantet, të cilët do të shërbenin edhe si distributor për vendet e Ballkanit; rafineri për përpunimin e naftës dhe katër TEC-e që do të punonin me naftë. Të dy qeveritë ajo që iku më 2005 dhe ajo që erdhi pas saj ( kjo e fundit i ishte kundërvënë asaj që iku për të mos lejuar ndërtimin e Parkut Energjitik) vazhduan me forcë të vinin në jetë planin që do ta kthente përfundimisht Vlorën në një moçal të zi, ku në vend të agrumeve e pishave do të “mbillej” naftë dhe era e kripur e detit dhe e jodit do të zëvendësoheshin në dhjetëra km bregdet me atë të naftës, mazutit e gazit. Ishte një qëndresë heroike e komunitetit vlonjat deri në vetëmohim, që nuk lejoi realizimin e atij plani makabër. Vlonjatët krijuan  ( duhet ta përmend këtë) “Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” në krye të së cilës u vendosën Adrian Klosi, Aleksandër Mita, Fatmir Hanxhari, Lavdosh Ferruni, Petrit Levendi, Petrit Golemi, Romeo Hanxhari dhe Sazan Guri. Madje  ministri vlonjat Bujar Leskaj, deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse ky plan vihej në jetë, rast unik ky në këta 30 vjet.

Qeveria e atëhershme nën presionin popullor (u mblodhën mbi 16.000 firma)  u detyrua të tërhiqej përkohësisht. Megjithatë ia doli të ndërtojë vetëm një TEC nga katër të planifikuar edhe atë me naftë. Ky ishte krimi i dytë që bëhej mbi bregdetin e Vlorës sepse dihet tashmë që në praktikën botërore, TEC-et me naftë janë jo vetëm shumë të kushtueshëm por dhe ndotës të mëdhenj të mjedisit. Ndërtimi i tij kushtoi plot 130 milionë dollarë (apo Euro?) dhe kjo shumë iu lëvrua deri në centin e fundit shoqërisë italiane që e ndërtoi. Kjo ndodhi në vitin 2011. U bë dhe inaugurimi i këtij TEC-i madhështor si në kohët e lavdishme të miqësisë sovjetiko-shqiptare me saze e këngë nga grupet labe.

Mirëpo kjo vepër si duket nuk zemëroi vetëm vlonjatët, por edhe vetë Zotin e Madh atje në qiell. I pakënaqur, Ai “vuri dorë” dhe vepra madhështore as u ndez e as u fik qysh nga dita që u inaugurua. Ajo nuk prodhoi asnjë ditë energjinë elektrike të propaganduar, sepse lindi e dështuar. Kushtet teknologjike për ta mbajtur “gjallë’’ megjithëse ajo nuk prodhon energji, kërkojnë një sasi nafte që u kushton shqiptarëve 2 deri në 7 milionë euro në vit. Me një shumëzim të thjeshtë qysh nga viti 2011, kjo lubi ka gëlltitur afërsisht 30 milion euro duke prodhuar ZERO energji elektrike. Pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje për njerëzit e thjeshtë, që vazhdojnë të paguajnë taksa e paratë bëhen rrush e kumbulla nga qeveritë që ikin e vijnë pa menduar aspak për ta.

A mban përgjegjësi dikush, qoftë qeveri, ministër,  grup apo individ për 130 milion dollarët e varfanjakëve shqiptarë që u harxhuan “për qejf’’, për injorancë apo u vodhën, duke ndërtuar TEC-in që nuk dha asnjë ditë prodhim? Po për këto miliona të tjerë që harxhohen çdo vit për të mos u fikur? A duhet të jetë kjo vepër objekt i SPAK-ut, që në fillimet e punës së tij?

Tani bëhemi me dije se tamam më 31 dhjetor kur në të gjithë botën ( ndoshta me përjashtim të Kinës) bëhet festë e piqet kokoshi, në Shqipëri zhvillohet tenderi misterioz për rehabilitimin e TEC-it të Vlorës, kthimin e tij nga naftë me gaz, në një shumë prej 53 milionë eurosh. Kaq di populli ynë. Për hollësi të tjera sidomos për ndotjen e zonës turistike ( TEC-e të tilla shpërndajnë në ajër gjatë djegies mijëra ton acid sulfuric, që një ditë kthehen në shira acide)  nuk jepet asnjë e dhënë. Mënyra sesi po veprohet të bën të dyshosh se prapa këtij tenderi fshihen veprime të errëta, ndryshe do të kërkonin të paktën hesap për ata që ndërtuan atë të “vjetrin”. Mos qoftë e thënë por mua më shkon mendja se rehabilitimi i TEC-it të Vlorës ndoshta është fillimi i rivënies në jetë të planit ogurzi për ndërtimin e Petroliferës. Ndryshe qytetarët jo vetëm të Vlorës por të gjithë Shqipërisë duhen sqaruar jo vetëm për projektin teknik 53 milionësh por edhe ndikimin e tij në ndotjen e mjedisit.

Ka kohë që hektarët në favor të kompanive që kanë ndërtuar e ndërtojnë rezervuarët e karburanteve në bregdetin e Sodës (bash në buzën e ujit) rriten e lulëzojnë çdo ditë. Me aq sa duket me sy nga rruga automobilistike këto dhjetë vitet e fundit ato janë dyfishuar. Kush i jep me qira apo i shet këto dhjetëra e qindra hektarë tokë pyll e vijë bregdetare, kujt dhe pse? Ndoshta është koha para se të jetë vonë që Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës të fillojë një betejë të dytë me qeveritë antipopullore që në raste të tilla kanë shkelur edhe standardet ndërkombëtare për ndërtimin e TEC-ve në distanca të caktuara nga vija e ujit”, përfundon ai.

Siç duket, qeveria është dorëzuar, duke pranuar se ndërtimi i Termocentralit të Vlorës është një vepër e dështuar, e cila jo vetëm që nuk ka arritur të marrë lekët e investuara, por aktualisht buxheti i shtetit paguan çdo vit për këtë vepër.

TË LIDHURA

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë
Aktualitet

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

18:31 | 26/09/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit
Aktualitet

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit për 50 mijë euro, publikohet fotoja e Aurel Hoxhës
Aktualitet

Dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit për 50 mijë euro, publikohet fotoja e Aurel Hoxhës

16:27 | 26/09/2025
Next Post
Bora deri në 1 metër, ARRSH: Ja rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë

Bora deri në 1 metër, ARRSH: Ja rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë

“Jemi të izoluar”, arrin në 2 metra dëbora në Pukë

“Jemi të izoluar”, arrin në 2 metra dëbora në Pukë

Ish-ministri i Jashtëm kundër dekretimit të Gent Cakajt

Ish-ministri i Jashtëm kundër dekretimit të Gent Cakajt

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë
Aktualitet

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave publike në Sarandë

by mirseda
18:31 | 26/09/2025
0

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake,...

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

Zelenski akuzon Kremlinin se ka shkelur hapësirën ajrore të Ukrainës

18:04 | 26/09/2025
Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

17:42 | 26/09/2025
Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

Trump: Besoj se kemi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, do t’i kthejmë pengjet izraelite

17:21 | 26/09/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com