Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Teatri Kombëtar/Mbreti Zogu I e ndërtoi, “Mbretëresha” Elia firmos shembjen

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Teatri Kombëtar/Mbreti Zogu I e ndërtoi, “Mbretëresha” Elia firmos shembjen

Mbretit Zog i kanë luajtur eshtrat vendit atje ku prehet, kur ka parë a dëgjuar se Princesha e Shqipërisë, gruaja e nipit, trashëgimtar i fronit që ai themeloi në vitin 1928, ka hedhur firmën për shembjen e një ndërtese që vetë ai e ka ndërtuar.

Elia Zaharia Zogu, është një nga 65 firmëtarët e peticionit dërguar krerëve të shtetit për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar në truallin ku sot ngrihet godina e vjetër e TK-së.

Sigurisht, kjo do të thotë shembja e kësaj të fundit, një godinë që është porositur nga Mbreti Zog I dhe nisi ndërtimin në 1938. Më shumë se kushdo tjetër, princesha e re, e cila vuri kurorë në Pallatin Mbretëror (të Brigadave), edhe pse me profesion aktore dhe ka të drejtë të pretendojë për kushte më të mira pune, duhet të kishte ndjeshmërinë për të ruajtur gjurmët e mbetura të Monarkisë.

Por, ose Zaharia ka menduar për të mirën e “të gjithëve”, pra, për kushte më të mira për kolegët, duke sakrifikuar ndërtesën e porositur nga gjyshi Mbret, ose nuk ia ka fare haberin që ajo godinë, është porositur nga Zogu I.Me gjasë, asaj i kanë shpëtuar sqarimet, informimet nga ana e historianëve të artit dhe specialistëve për historikun e institucionit ku ajo punon. Me shumë gjasë, edhe asaj i ka mbetur sahati te fakti që godina e TK-së është një ndërtesë “fashiste”, “kazermë” apo “dopolavoro për argëtimin e ushtarëve italianë”.

Princesha të kishte qenë më e vëmendshme ndaj deklaratave gjatë protestave apo shtypit të shkruar. Në datën 15 qershor, në gazetën “Panorama”, historiani i artit, Rubens Shima, argumentonte me fakte e dokumente, se përse kjo godinë, jo vetëm nuk është “dopolavoro”, jo vetëm që nuk ka qenë kazermë, por paraqet një moment shumë interesant të arkitekturës botërore.

Por ndër të tjera, ai na sqaroi se kjo godinë, që atëherë quhej Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbeg” nuk është një godinë fashiste (jo se do ishte mëkat po të qe. Ndërtesat e kësaj periudhe ruhen si pjesë e trashëgimisë botërore), por edhe është porositur nga vetë mbreti Zog. Bashkangjitur me shkrimin, ai ofroi edhe statutin e Rrethit “Skanderbeg”, në pikën e parë të të cilit sqarohej edhe në patronazhin e kujt ngrihej ajo godinë.

Në Nenin 1 të “Statutit themeltar” shkruhej: “Me synim intensifikimin e marrëdhënieve miqësore mes popullit shqiptar dhe atij italian, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë në fushat kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese, nën patronazhin e lartë të Madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëve dhe nën presidencën e Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Italisë në Tiranë, dhe të Shkëlqesisë së Tij Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ngrihet Rrethi ItaloShqiptar ‘Skanderbeg’”.

Ky nen flet qartë. Këtë, duhet ta dijë edhe Mbretëresha. Por nëse kalendari i saj është shumë i ngjeshur me aktivitete, të paktën, Oborri duhet ta informojë për ç’ka ndodh apo ç’ka ndodhur. Do të jetë mirë që Princeshes t’i jepej një listë me veprat që ka bërë gjyshi Mbret, se ndryshe, mund ta hedhë firmën edhe në ndonjë ndërtesë tjetër… jo nga keqdashja, por nga padija./Panorama/

Tags: e ndërtoiEliafirmosMbretëreshaMbretishembjenTeatri KombetarZogu I

TË LIDHURA

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Kultura

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

21:09 | 10/07/2025
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …
Kryesore

Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor, do jenë të hapura deri më datën …

09:58 | 07/07/2025
Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Next Post
Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

Nuk ka surpriza, Neymar çon në shtëpi Meksikën (Video)

Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

Kryeprokurore, por ende s’ka kaluar vettingun! Arta Marku jep llogari nesër

Kampioni botës sulmon Gjermaninë: Këta duhet të marrim shembull ne?

Kampioni botës sulmon Gjermaninë: Këta duhet të marrim shembull ne?

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com