Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Teatri Kombëtar, kufiri i fundit i qytetit dhe lirive tona

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Teatri Kombëtar, kufiri i fundit i qytetit dhe lirive tona

Nga Andi Bushati/Përpjekja e pak zërave cilësorë dhe autoritarë, po fatkeqësisht të pakët në numër, në mbrojte të godinës së Teatrit kombëtar, është një nga betejat më të rëndësishme që po zhvillohen për të ardhmen.

Ajo nuk mund të shihet vetëm si një çështje aktorësh lapangjozë që shiten dhe blihen. Ajo nuk mund të paraqitet vetëm si një debat mes atyre që duan të renë apo të vjetrën.

Ajo nuk mund të ketë vetëm dimensionin e një ndeshjeje mes mbrojtësve fanatikë të trashëgimisë dhe kundërshtarëve të tyre.

Ajo nuk mund të pasqyrohet vetëm si pezëm i nostalgjikëve që duan të përjetësojnë nostalgjinë për Naim Frashërin, Sandër Prosin, Violeta Manushin dhe së fundi Bujar Lakon.

Pro apo kundër saj, nuk mund të jesh vetëm nëse admiron aftësinë prej sekseri të paskrupullt të Veliajt, as se mbështet delirin e ndërthurur me grykësi të Edi Ramës, as se nuk honeps dot Lulin apo Saliun e 21 janarit, apo se s’ke shpresë tek blloku i Ilirit apo Monikës.

Përtej këtyre ndasive apo bindjeve, qëndron historia e një grabitjeje të madhe. Pas tyre qëndron vjedhja e afro 200 milionë eurove nga një kompanie private, klient e kryeministrit, me anë të një ligji antikushtetues të parlamentit.

Pas saj qëndron vjedhja, ditën për diell, e një trualli publik, pa garë dhe pa tender dhe ngritja e një mostre pa konkurrencë dhe pa konkurs ndërkombëtar.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë argument, mund të ngrinte supet i çuditur: e pse duhet të na revoltoka një vjedhje më shumë? A nuk ka ndodhur e njëjta histori në rrugën e kombit, në Gërdec, në privatizimin ne ARMO-s dhe të CEZ?

A nuk ka ndodhur kështu me inceneratorët, me lojrat e fatit, me Check up-in, me sa e sa koncesione dhe PPP skandaloze?

Edhe ky cinizëm ekstrem, sado i përligjur të duket për mëkatet që konsumohen përpara syve tanë, nuk është i mjaftë për të justifikuar indiferencën në betejën për teatrin.

Sepse sado i rrëqethshëm të duket krimi ekonomiko- kulturor i shembjes së tij, ai është edhe më shumë sesa kaq.

Sepse godina e dikurshme e rrethit italo- shqiptar “Skanderbeg”, është barrikada e fundit për të ndalur shkatërrimin përfundimtar të kryeqytetit.

Nëse Teatri shembet, pas tij do të bien njëri pas tjetrit sheshi Nënë Tereza, që do të mbushet me dyqane dhe kulla të larta përkrah universitetit, hapësira e gjelbër pas ish-Sheratonit dhe pylli që ka pas, diga e liqenit që do të jetë e pafuqishme të mbajë presionin e grataçielave e, në fund, edhe hapësira përreth sheshit “Skënderbej”, që është konceptuar që tani si shfryrje për rrokaqiejt e oligarkëve.

Ky skenar ouruellian nuk do të përfundojë vetëm me vdekjen e Tiranës së jetueshme. Ai do të sanksiononjë njëkohësisht fundin e zbatimit të ligjit prej pushteteve në këtë vend, ai do të farkëtojë një aleancë kriminale mes kryeministrit dhe biznesmenëve që janë të gatshëm të bëjnë çmenduri nën mbrojtjen e tij, ai do të kalcfifikojë në një të vetme (ashtu siç janë të gjitha lidhjet e ngjizura në krim) pushtetin e parasë dhe atë të politikës.

Shembja e atij monumenti, për të cilin kanë 20 vjet që i parathonë shembjen, që e kanë shpallur vdekjeprurës dhe kanceroz, përtej çdo ndasie, është një test për shoqërinë tonë.  Nëse ai bie, gjithçka nga kryeqyteti i vjetër që konceptuan italianët do të zhbëhet me shpejtësi, por më shumë sesa godinat, një nga një do të rrëzohen njëra pas tjetrës edhe garancitë që na mbrojnë nga lidhja fashistoide mes biznesit dhe politikës. (Lapsi.al)

Tags: funditkombetarkufiriliriveqytetitTeatritona

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
(Video) Zbulohet roli i mafiozëve shqiptarë që furnizonin me armë UÇK-në në Kumanovë

(Video) Zbulohet roli i mafiozëve shqiptarë që furnizonin me armë UÇK-në në Kumanovë

E ardhmja e Hysajt? Agjenti: Mund të bashkohet me Chelsea nëse…

E ardhmja e Hysajt? Agjenti: Mund të bashkohet me Chelsea nëse...

Krijohet Qendra për menaxhimin e maturës

Matura Shtetërore/Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje, 1.7 % notë maksimale







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran
Kosovo

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

by mirseda
19:18 | 11/03/2026
0

“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet tona” – këto janë disa nga mesazhet e...

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com