Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Teatri i kryebashkiakut/Aktorët që po përdoren si marionetë nga Erion Veliaj (Foto-Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Teatri i kryebashkiakut/Aktorët që po përdoren si marionetë nga Erion Veliaj (Foto-Video)

Veliaj vazhdon të përdorë aktorët për teatrin e tij mediatik, e për këtë mjafton të kujtojmë rastin kur ata që kërkuan objekt të ri teatri, kanë falsifikuar nënshkrimin e Pirro Manit.

Lali Eri vijon me agjendën e tij sipas planit, duke mos e prishur terezinë, e ndërsa shfaqja bajate vijoi pasi Kuvendi miratoi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mes aktorëve spikat edhe Alfred Trebicka, i cili më herët, së bashku me dy kolegë të tij, u vunë me shpatulla pas murit, por në kohë reale ata tentuan të manipulonin opinionin publik se asgjë nuk kishte konkretizuar.

Të veshur me mjetet e punës, aktorët janë servilosur pas të madhit lali Eri, e ndërsa ëmbëlsira për në fund ishte edhe fotoja ku ata i bënë bashkë, për të memorizuar se artistët nuk janë më bashkë….ata janë të përçarë.

Dhe në fund, si për ta bërë çdo gjë më të besueshme dhe për ata që e hanë “sapunin për djathtë”, kryebashkiaku kishte marrë me vete edhe arkitektin e famshëm italian, i cili ka projektuar dhe po mbikëqyr me detaje projektin.

Ndryshe nga aktorët profesionistë, Veliaj e interpreton mjaft mirë rolin e tij. Ai e bëri zyrtare dy ditë më parë për një marrëveshje me artistët, ndonëse një prej tyre u hodh kundër. Arben Derhemi, në një intervistë për “Tirana Today” e cilësoi këtë si një farsë.

https://tiranatoday.com/ekskluziveflet-arben-derhemi-ska-asnje-marreveshje-me-veliajn-teatri-nuk-preket/

 

Por skandali thellohet më tej kur në listë kryesonte firma e  regjisorit të njohur, Pirro Mani, i cili prej dhjetë vitesh jeton në Amerikë. Emri i Pirro Manit ishte në krye të listës me 65 emra, ku pretendohej se ishte shprehur hapur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për ndërtimin e një teatri të ri, por pa cënuar asnjë cm nga trualli ekzistues që i takon teatrit.

https://tiranatoday.com/letra-e-artisteve-per-teatrin-pavlina-mani-kane-falsifikuar-firmen-e-pirro-manit/

Kjo farsë ka shkaktuar edhe rebelimin e bashkëshortes së Pirro Manit, aktores aq të dashur për shqiptarët, Pavlina Mani, e cila nënvizon se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri.

Po kështu, edhe Neritan Liçaj konfirmoi se Pirro Mani nuk do të firmoste për asnjë arsye. Ai madje tha për “Tirana Today” se është një numër mjaft i vogël i artistëve të Teatrit Kombëtar që kanë firmosur.

https://tiranatoday.com/aktori-zbulon-prapaskenat-e-veliajt-pirro-mani-sdo-firmoste-kurre-per-shembjen-e-teatrit-ja-cfare-loje-po-behet-me-6-artiste/

Siç duket qartë, Veliaj nuk e ka problem se sa njerëz e demaskojnë. Ai vazhdon projektet e veta, duke përdorur gjithnjë e më shumë personazhe publikë, për të rritur imazhin e tij. Edhe në rastin e fundit, ai rreshtoi aktorët, duke treguar se urdhërat e tij janë ligj!

Aktorët dje dhe sot për Teatrin

Arben Derhemi, ndërsa më herët kishte premtuar luftë në mbrojtje të godinës, qoftë edhe me hunj apo gjak, dje ka vendosur që të mos ndjekë vizitën e organizuar nga Veliaj, po nga ana tjetër nuk i është bashkuar as kolegëve të tij të protestës, që edhe pse në numër më të vogël, vijonin dje protestën e tyre para ambienteve të TK.

Alert Çeloaliaj, Robert Budina, Gentian Zenelaj, Romir Zalla dhe të tjerë artistë dhe përfaqësues, dje kanë denoncuar faktin se Bashkia e Tiranës do ia kalojë kompanisë private një sipërfaqe të konsiderueshme të hapësirës së Teatrit kombëtar, ndërsa kanë premtuar rezistencë.

Alfred Trebicka shprehej dy javë më parë: Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi vigjilentë se birat e kur*** veprojnë. Ne do ta mbrojmë Teatrin Kombëtar, nuk do të rrahim asnjë, nuk do të shqepim asnjë, por ata po e kruajtën do ta gjejnë. Nuk e di si janë stadiumet, se unë s’jam tifoz. Por s’kam parë në asnjë vend, as tani në Rusi, ndonjë stadium me kullë. Stadium me kullë s’kam parë.

Alfred Trebicka dje: Shfaqej në krah të Veliajt, madje dhe i buzëqeshur.

Robert Ndrenika gjatë protestave: Jeni i dëshpëruar për shembjen e teatrit? Më e shenjta nga të gjitha këtu është toka. Ky është Jeruzalemi ynë që do ta mbysin kryqëzatat e pesta apo të gjashta. Kur isha drejtor Teatri ndonjë vit, më tha një koleg që ta privatizonim tokën. Një drejtor tjetër që erdhi pas meje donte ta bënte me ligj që toka të ishte e Teatrit me tapi. Po mirë ne që kemi nga 70-80 vjet këtu, a nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë e të thonë është e jona e ta shesin me 10 mijë euro metri katrorë. Prandaj, le ta mbrojmë këtë tokë.

Në një prononcim të mëvonshëm: Shumë i dëshpëruar jam. Është njësoj si t’i bihet murit me kokë. Është shumë e rëndë. Ai vend aty është shumë i shenjtë. Aty është krijuar gjithë kultura e kryeqytetit. Është shumë e rëndë mënyra si bëhet kjo punë. Kërkon ai ambasadori i madh i amerikanëve të kapë peshqit e mëdhenj që i ka para syve, edhe kapen këto sardelet. Aty ka 20 vjet që tentohet të kryhet një grabitje e mbetur në tentative dhe nuk flet njeri. As prokuroria, as qeveria, as PS. Me sa duket ai do ta bëjë këtë punë. Dhe kur i del, le t’i dalë.

Robert Ndrenika sot: Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka. I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj! Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej. Përqafime!

Arben Derhemi pak ditë më parë: Kam përshtypjen që jeni shumë të butë. Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë, nuk ka më vend për të qenë ne njerëzit që marrim përsipër të shkojmë të bisedojmë, jemi ne që të duhet marrim në dorë fatet e këtij teatri, ne dhe të gjithë qytetarët. Ky teatër nuk do të shembet! O kryeministër që të gënjen mendja që je dikushi, që mund të bësh ç’të duash me teatrin.

Të gjithë bashkë ne do shkojmë në grevë urie. Vetëm mbi trupat tanë do e shembni. Dhe nuk e kujtoj ku janë aktorët e tjerë. Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë drejtori juaj? Ça ju ka ngelur më t’ju bëjë kryeministri juaj? Ore njerëz a jeni në vete apo nuk jeni? Deri ku do shkojmë ore? Do na përdhunojnë ndonjë ditë more!! Nuk ka më vend për tolerancë, e vetmja rrugë është lufta. Tashmë merrni hunjtë shokë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo nuk do firma, apo nuk do kryeministri”.

Sot: Arben Derhemi nuk është shfaqur më që pas takimit që pati në zyrën e Veliajt, nuk shoqëroi artistët e tjerë në vizitën te kantieri i stadiumit kombëtar.

Marjana Kondi për Kumbaron: Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.

Marjana Kondi dje: Shfaqej për të parë nga afër ndërtimin e stadiumit me Kullë, që sipas Veliajt do të ishte i ngjashëm në model me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Bashkia u tregua e kujdesshme që të publikonte fotot e të gjithë artistëve që kishin qenë dje në ambientet e stadiumit, me një fotogaleri që mund të ndiqni edhe më poshtë.

TIRANA TODAY 

 

Tags: artisteshfaqjaVeliaj

TË LIDHURA

“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet
Aktualitet

“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

19:20 | 05/06/2025
Votat e Tiranës do të rinumërohen nga e para
Aktualitet

Votat e Tiranës do të rinumërohen nga e para

18:05 | 05/06/2025
Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni
Aktualitet

Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni

17:51 | 05/06/2025
Next Post
I mori jetën shqiptarit, autori shokon me deklaratën e tij

I mori jetën shqiptarit, autori shokon me deklaratën e tij

Martohet Kledi Kadiu, një ceremoni magjike me të ftuar VIP (Foto)

Martohet Kledi Kadiu, një ceremoni magjike me të ftuar VIP (Foto)

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, bënin namin në Spanjë

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, bënin namin në Spanjë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik
shendetesi

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

by mirseda
19:47 | 05/06/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale...

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

19:37 | 05/06/2025
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

19:34 | 05/06/2025
“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

19:20 | 05/06/2025
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

19:01 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com