Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Teatri/A duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Teatri/A duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës?

Nga Andi Bushati/ Pas votimit të sotëm të deputetëve socialistë me 75 vota, Edi Rama tregoi se është i vendosur ti shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i “dhuron” 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës. Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit,  e rëndësishme është se, PS miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës me emër personal ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës.

E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim dhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim edhe duke organizuar një konkurim fallco.

Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdo kënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë?

Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare. A ka më kuptim ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike për Shkëlqim Demir Fushën?  A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institiucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bëjë vetëm ai? A ka më sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë? Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese?

Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur. Tani ajo është vënë përpara një detyrimi tjetër: Ti vërë shkelmin këtij sistemi ku po përdoret vetëm si fasadë. Të braktisi gjithçka dhe ta bëjë lufën  nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi.

Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.

Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar atë që ulëret më kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë Ramën “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme.

Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçakaje. Ajo e vuri edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i Hapur sytë njerzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre./Lapsi.al/

Tags: A duhetbanditëveditësmesndajpërdhunojnëreaguarTeatri

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Historike/Bilardisti kurbinas bëhet numri 1 në botë

Historike/Bilardisti kurbinas bëhet numri 1 në botë

“Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Trumpin”

“Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Trumpin”

“Dua të rikthehem tek Interi, të shpërblej besimin që më dhanë”

“I përjashtuari” bën një premtim të madh për tifozët: Vërshëllimat dua ti...







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com