Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Të vdekurit nuk i lënë rehat as në varr, ja si u vjedhin lulet për t’i rishitur

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Të vdekurit nuk i lënë rehat as në varr, ja si u vjedhin lulet për t’i rishitur

Vjedhja e luleve në varreza dhe rishitja e tyre është një fenomen që prej kohësh i mundon familjarët në Tiranë dhe jo vetëm.

Hajdutët e kanë kthyer tashmë në një biznes duke bashkëpunuar me tregtarët e luleve që operojnë në varreza.

Pikërisht edhe denoncimi që u bë në Fiks Fare nga një qytetar ishte në lidhje me vjedhjen e herëpashershme të luleve nga varri i nënës së tij. Ai iu drejtua Fiks Fare për të ngritur zërin kundrejt këtij fenomeni aspak njerëzor, pasi edhe kjo në vetvete është një lloj dhunimi varri.

Denoncuesi në një intervistë për Fiksin u shpreh se ka humbur nënën prej Covid -19 dhe sa herë që shkon për ta vizituar në banesën e saj të fundit në Sharrë i çon lule të freskëta, të cilat në asnjë rast nuk i ka gjetur mbi varr në vizitën e tij pasardhëse. “Unë së bashku me motrat çdo herë blejmë lule natyrale dhe i çojmë tek varri i nënës tonë, por ato vidhen rregullisht dhe rishiten. Kemi provuar edhe t’i presim bishtat që mos t’i marrin, por përsëri i vjedhin. Jemi interesuar dhe kemi pyetur këtu vërdallë dhe na thonë që janë disa persona që e bëjnë këtë gjest të turpshëm. Kërkojmë nga emisioni juaj të investigoni mbi këtë fenomen” përfundon qytetari.

Fiksi zhvilloi disa biseda në varrezat e Sharrës kryesisht në parcelat e reja. Punonjësit që montojnë pllakat e mermerit shprehen se të gjithë ankohen për vjedhjen e luleve natyrale. Ata tregojnë se janë persona të caktuar që në orët e vona të natës dalin e mbledhin gjithë lulet natyrale që gjejnë mbi varret e shumta, më pas këto lule i rishesin me një çmim më të ulët.

Gazetarët e Fiksit vendosin të rikthehen në varreza në orët e vona të mbrëmjes të po të njëjtës ditë. Aty ata vështrojnë dy gra, ku njëra prej tyre mban në dorë një palë gërshëre që i përdorin për të prerë lulet. Ato shëtisin në të gjitha parcelat duke mbledhur lulet që më pas t’i rishesin sërish me çmim më të ulët në një dyqan në dalje të varrezave. Fiksi solli me pamje edhe momente të prishjes së kurorave ku disa gra u merrnin shufrat mbajtëse.

Por për të parë nëse për këto gra kjo ishte rutina e çdo mbrëmje, gazetarët shkojnë në varrezat e Sharrës disa ditë rresht dhe i gjejnë aty duke mbledhur lule. Njëra prej tyre që quhet Bukurie shprehet se formonin buqeta me degë dhe u vinin një trëndafil brenda. Këto buqeta i shisnin kundrejt çmimit 100-200 lekë. Gratë fusin lulet në makinën që i shoqëron dhe një prej gazetarëve të Fiksit iu kërkon që ta shoqërojnë afër daljes më makinën e tyre. Brenda në makinë përveç luleve natyrale gratë kanë vjedhur edhe lule artificiale dhe justifikohen se këto lule mbi varre i marrin nga halli.

Bisedë me punonjës të varrezave

Fiksi: Si kalove u lodhe? Kush i merr këto lulet e reja këtu?

Punonjësi 1 : Ja më këto privatët ktu, merr andej ço andej.

Fiksi: Po ku i çojnë këto?

Punonjësi 1: I ri shesin në vend tjetër, ja japin një banori tjetër përshembull. Në qoftë se aty ka për ta marr dymijë apo njëmijë, këtu i jep pesëqind.

Punonjësi 2:Ato që i shesin.Ato vijnë natën me vjedh nuk vijnë ditën.Ditën ka rob, natën vijnë vjedhin, kur nuk i shef njeri. Nuk je vetëm ti që ankohesh ka dhe të tjerë.

Fiksi: Kush i merr lulet këtu? Kush i merr pra?

Fëmija: Këto që i shesin.

Fiksi: Këto që i shesin vetë vijnë i marrin këtu ?

Fëmija: Po ne e dimë, po pse të tregojmë ty, të futemi me të tjerët në sherr kot.Unë nuk ta tregoj dot kush është nga këto.

Punonjësi 3: Nuk je as e para e as e fundit që ngre ankesa kështu, ke të drejtë, ti me taten je shumë drejtë, por puna është se …..

Punonjësi 4:Do vish avash avash, pyeti kush i ka lulet më të lira më ashtu, dhe duken se i ka buqetat. E ke shumë të thjeshtë.

Punonjësi 3: Rri ndonjë javë këtu se i shef vetë. Po meqë e ke qef që ta kapësh hajde rri.

Punonjësi 4: E ke shumë të thjeshtë, shife kush i ka buqetat e mëdha i shesin nga pesë mijë lekë, që po ti blesh ato bëjnë dy qind mijë lekë.

Fiksi: Keni frikë që të flisni?

Punonjësi 5. Jo mi nuk është punë frikë , se nuk jetojmë me frikë ne, por problemi përse duhet të flasim ne. Është diçka që nuk na intereson.

Punonjësi 3: Motër e dashur është shumë e thjeshtë, hajde rri pasdite dhe e gjen direkt. Hajde nga ora 6 e gjysmë 7 edhe e shef vetë.

Sharrë/ Mbasdite vonë, dy gra vjedhin lule nëpër varre.

Gruaja 1 – Qyqa ngelën lulet atje o gru, jo mi se janë të bukura.

Gruaja 2. – Vijmë i marrim pastaj, të ikin këta.

Fiksi: Shih atje poshtë, unë po shoh këtej lart.

Gruaja 2: Kjo është parcela 3 zemra.

Fiksi: Treshi?

Gruaja 1 (Bukuria): Po kë don ti?

Fiksi: 70, se unë pashë aty lart ishte 81.

Gruaja 2 : Po 70 është tek e para.

Fiksi: E para fare?

Gruaja 2: Po

Gruaja 1 (Bukuria): Do ecësh tek disheza poshtë e ke në krah të djathtë, porta e parë edhe aty i keni.

Fiksi: A ka ndonjë që shet lule tani?

Gruaja 1 (Bukuria): Po

Fiksi: Ku?

Gruaja 1 (Bukuria): Mu te porta, leje makinën, zbrit poshtë ti është një dyqan me lule që duket lulet jashtë .

Fiksi: Që rri hapur?

Gruaja 1 (Bukuria): Po rri hapur deri në orën 8 të darkës.

Fiksi: Po

Gruaja 1 (Bukuria): Do ecësh nja 10 metra dhe duket se është një plasmas bojqelli, mu aty i ke lulet, lule qiri ça të duash edhe ke atë djalin aty

Fiksi: Ok. A e njihni ju?

Gruaja 1 (Bukuria): Po e ka emrin Isi, i thuj kam ardh me marr lule.

Fiksi: Ok, t’i them kush më ka çuar?

Gruaja 1 (Bukuria): Po Bukuria thuaj./Top Channel

TË LIDHURA

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Aktualitet

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

13:08 | 07/07/2025
Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë
Aktualitet

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025
Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona
Aktualitet

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

12:29 | 07/07/2025
Next Post
Hajdari: Në objektivin e SPAK-ut, edhe ”peshqit e mëdhenj”

Hajdari: Në objektivin e SPAK-ut, edhe ''peshqit e mëdhenj''

Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht

Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht

”Kam kritikuar Bashën”/ Harxhi: Isha kundër djegies së mandateve

''Kam kritikuar Bashën''/ Harxhi: Isha kundër djegies së mandateve

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari
Aktualitet

Tentoi që të “kapte” një grua në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 40-vjeçari

by mirseda
13:08 | 07/07/2025
0

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pasi ka tentuar që të përdhunojë një...

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

Jamarbër Malltezin lirohet nga arresti i shtëpisë

12:58 | 07/07/2025
Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

12:29 | 07/07/2025
Musk njoftoi krijimin e një partie të re politike, Trump kritikon: Qesharake…

Musk njoftoi krijimin e një partie të re politike, Trump kritikon: Qesharake…

12:18 | 07/07/2025
Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

11:59 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com