Të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm, kanë terrorizuar banorët në Tiranë. Burimet paraprake thonë se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në kryeqytet.
Kanë qenë qytetarët në atë zonë, të cilët sapo kanë dëgjuar krismat e armës, kanë njoftuar menjëherë blutë e Tiranës.
Po të njëjtat burime thonë se ka qenë një person, i cili ka shtënë me armë në ajër.
Këto janë të dhënat paraprake, ndërsa policia ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë rast.