Përditësuar/ Lidhur me plagosjen me armë në zonën e Shënkollit, policia në kohë reale ka identifikuar autorët. Personi që ka marrë plagë është shtetasi Martin Doda, 34-vjeç, e ndërsa në kërkim janë shpallur dy autorët, tashmë të identifikuar nga ana e uniformave blu.
Ata janë shtetasit me inicialet P.Ll dhe Z.B. Të njëjtat burime shtojnë se i lënduari është aktualisht nën kujdesin e bluzave të bardha.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Lezhës, në gjëndje të rëndë për jetën.
—————
Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset një person
14:52/ Të shtëna me armë janë shënuar në Shënkoll, të Lezhës. Një person është plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me armë në drejtim të një personi.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa nuk ka të dhëna rreth shkaqeve dhe autorëve. I plagosuri është dërguar në spital, kurse identiteti i tij për momentin nuk bëhet me dije.