E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill”

Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950, bashkësia ndërkombëtare krijoi një mori institucionesh, kodesh ligjore dhe recetash morale për të vendosur një synim madhor:Asnjëherë më masakra të tilla!

Nën statutin e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të mbronte paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke ndërmjetësuar konfliktet e mundshme midis kombeve, për të parandaluar përshkallëzimin e tyre. OKB do të ndalonte përdorimin e forcës përveçse në rastet e vetëmbrojtjes individuale ose kolektive ose siç autorizohet nga Këshilli i Sigurimit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, dhe Konventa kundër Genocidit, do të vendosnin standarde mbi mënyrën se si qeveritë trajtojnë qytetarët e tyre por dhe popullatat fqinje.

Të gjithë synonin të shmangnin abuzimet më të këqija të brendshme dhe ndërkombëtare të epokës së Luftës së Dytë Botërore. Por asnjë prej atyre aspiratave fisnike,nuk e pengoi mbretërimin e ri të terrorit të ndërmarrë nga Partia Komuniste Kineze që rezultoi fituese e luftës civile në Kinë, duke sjellë vdekjen e rreth 60 milionë kinezëve.

Të gjitha ato ligje dhe konventa,nuk i ndaluan masakrat e mëdha të kryera nga Khmerët e Kuq komunistë në Kamboxhia, regjimi i Slobodan Millosheviçit, një aleati i Kinës, në Serbi, nga kasapi sirian i mbështetur nga Rusia, Bashar Al-Asad, ose dinastia Kim në Korenë e Veriut, e mbrojtura nga Kina dhe Rusia, që kanë vrarë miliona të tjerë.

Të gjitha këto katastrofa humanitare, përfshirë ato në Ruandë dhe Mianmar, janë tallur në mënyrë të përsëritur me premtimin e zjarrtë të botës “kurrë më” tolerimit të mizorive të tilla.

Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, ndërhyrjet humanitare që ndodhën gjatë epokës pas Luftës së Ftohtë prodhuan një rekord të përzier. Padyshim, rezultatet e pakënaqshme në Iran, Irak dhe Libi, u ekuilibruan moralisht nga operacionet humanitare në Ballkan.

E megjithatë, ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë u kritikua nga shumë si shkelje e statutit të OKB-së, pasi i mungonte miratimi i Këshillit të Sigurimit, i bllokuar nga Kina dhe Rusia. Në këto kushte, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së e anashkaluan Këshillin e Sigurisë dhe vendosën në vitin 2005 që bashkësia ndërkombëtare nuk mund të toleronte shkelje shumë të rënda të të të drejtave të njeriut të qeverive kundër qytetarëve të tyre.

OKB miratoi doktrinën e “përgjegjësisë për të mbrojtur”, për të cilën tha se “mishëron një angazhim politik, për t’i dhënë fund formave më të këqija të dhunës dhe persekutimit”.Rasti më flagrant bashkëkohor në botë i një krimi kundër njerëzimit, që përputhet me mizoritë e  Koresë e Veriut, është keqtrajtimi që i bëjnë autoritetet kineze ujgurëve myslimanë në provincën e Xinjiangut.

Ai bazohet në funksionimin e kampeve të mëdha të përqendrimit, ku janë burgosur, torturuar, rrahur i janë nënshtruar shpëlarjes së trurit më shumë se 1 milionë burra, gra dhe fëmijë, me qëllim që ata të heqin dorë nga besimi dhe kultura myslimane. Qeveria aktuale amerikane, ashtu si nën administratën Trump, e ka shpallur Kinën fajtore për gjenocid.

Organizata “Amnesty International” e ka përshkruar situatën si një “ferr dystopian”. Ndërkohë organizata tjetër “Human Rights Watch”, sapo ka publikuar ​​një raport të ri me 53 faqe me titull “Shkatërro origjinën, zhduk rrënjët e tij:Krimet kundër njerëzimit të Kinës ndaj ujgurët dhe myslimanëve të tjerë”.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

Ndër të tjera aty thuhet:“Duhet një aksion i koordinuar ndërkombëtar për të ndëshkuar personat përgjegjës, për të nxjerr përpara përgjegjësisë fajtorët, dhe për t’i bërë presion qeverinë kineze që të ndryshojë kurs”.Deri më tani, të gjitha lutjet paqësore janë treguar plotësisht të pavlera,dhe autoritetet komuniste kanë dështuar që të mbrojnë popullsinë e tyre siç e kërkojnë konventat ndërkombëtare.

E megjithatë, mesa duket përdorimi i forcës kundër Kinës, është qartazi i përjashtuar si opsion. Por kjo nuk do të thotë se bashkësia ndërkombëtare është e pafuqishme të bëjë më shumë, sesa vetëm t’u bëjë thirrje morale “engjëjve më të mirë”në gjirin e komunistëve kinezë.

Lexo edhe :   Kritikoi qeverinë, Kina dënon miliarderin me 18 vite burg

Turpërimi publik i Pekinit duhet të vazhdojë, dhe madje të intensifikohet. Së pari Kinës duhet t’i mohohen përfitimet financiare dhe propagandistike të Olimpiadës së ardhshme Dimërore në Pekin, ose përmes anulimit të plotë përmes “bojkotit ekonomik dhe diplomatik” siç është propozuar nga senatori amerikan Mit Romni.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe komuniteti botëror, duhet të kujtojnë një moment historinë e Olimpiadës së vitit 2008, e cila iu la të organizohej Kinës në këmbim të premtimit të saj për një qasje të pakufizuar të medias botërore, një kusht që u shkel shumë shpejt dhe në mënyrë të pacipë nga regjimi.

Bota është sot akoma më e joshur ekonomikisht nga tregu i madh kinez dhe furnizimi me krahun e lirë të fuqisë punëtore, sesa ishte dy dekada më parë. Prandaj ndikimi ekonomik i Kinës ndaj të tjerëve është rritur shumë. Gjithsesi, bota ose duhet të përballet, ose të mbetet përgjithmonë peng e zgjedhjes cinike që ka bërë vetë më herët.

Ajo mund të vazhdojë të ecë në kursin aktual, duke pare me paturpësi krimet e brendshme dhe ndërkombëtare të Kinës, dhe duke qenë në fakt palë me shkatërrimin e rendit botëror dhe vlerave që ai pasqyron, sado të papërsosura që mund të jenë ato. Ose të pranojë me konsensus se Kina po i afrohet me shpejtësi, ose tashmë e ka arritur, statusin e një shteti diktatorial të rrezikshëm.

Por për shkak të fuqisë ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të Kinës do të duhet një udhëheqje e mençur, e guximshme dhe e kujdesshme për të zhvilluar një zgjidhje jo-kinetike të problemit. Nuk do të jetë e lehtë për të arritur atje, por qëllimi përfundimtar duhet të jenë reformat politike në Kinë.

Siç tha Riçard Nikson gjysmë para një shekulli“Kina duhet të ndryshojë” ose bota do të përballet me një rrezik të paparë. Në vend të kësaj, ne ndoqëm politika, të cilat nga viti në vit, e kanë rritur kërcënimin nga Pekini. Tani zgjedhjet janë shumë më të vështira dhe të dhimbshme. Por vazhdimi i shmangies së realitetit mbi natyrën e këtij regjimi, vetëm do të na zhysë më thellë në moçalin e rrezikshëm, ndërsa zvogëlohen perspektivat për një zgjidhje paqësore.

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...