E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi ‘Për PD-në’ ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të PD-së, përmes një procesi me shkelje të mëdha. Grupi ‘Për PD-në’ denoncoi një sërë shkeljesh statutore, që sipas tyre janë bërë, ndërsa procesin zgjedhor e cilësojnë si të pabarabartë, të padrejtë dhe me shkelje të rënda. Edith Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetar të PD-së, nënvizoi faktin se mijëra anëtarë të PD-së nuk u lejuan të votonin.

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, u shpreh se zgjedhjet e 13 qershorit nuk ishin as zgjedhje, dhe as zgjidhje dhe jashtë çdo standardi. “Këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje, nuk ishin as zgjidhje, ishin jashtë çdo standardi vendor, e jo më ndërkombëtar për t’u quajtur zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të punojmë brenda PD-së, për të ringritur PD-në nga ‘A’-ja për ta rithemeluar. Nuk ka përfunduar më datën 13 qershor, kjo do të vazhdojë dhe ky grup ka të njëjtin qendrim. Këto nuk ishin zgjedhje. Nëse vazhdon që të quhet kryetar partie, le të vazhdojë të jetë”, u shpreh Harxhi.

Ajo shtoi më tej se janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike, dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve. “Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijëra demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së, është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajdari dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë, ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj. Disa kanë votuar vetëm me një kontabilet për të votuar. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik, përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitetet e procesit zgjedhor”, tha Harxhi.

Lexo edhe :   Ashpërsohet konflikti në PD, Basha shkarkon Flamur Nokën

Nishani: Basha sot përfaqëson minorancën në PD

Ish-presidenti Bujar Nishani, pjesë e ‘Grupimit për PD’-në, tha se Basha u votua nga më pak se 30% e anëtarësisë. “’Është një shqetësim jo vetëm i joni. Besoj se është një shqetësim i shoqërisë. Po evidentojmë se kemi probleme thelbësore me zgjedhjet në këtë vend. Ngrihet pushteti shfrytëzon të gjithë fuqinë e tij, i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të vetë. Bëhen zgjedhjet në parti, ngrihet i pushtetshmi brenda partisë dhe i vjedh zgjedhjet në favor të pushtetit të tij.

Lexo edhe :   Është luftë mes të përkëdhelurve të Berishës dhe Bashës

Në Korçë, Bashkia Korçës ku patën mundësi kandidatët të kontrollin pjesërisht pushtetin rezultoi se fitoi vetëm 70%. Në Devoll kryetari i PD deklaroi publikisht se ndihet i turpëruar dhe e bojktoi procesin e votimit, pasi anëtarëve u mohua pjesëmarrja. 50% e anëtarësisë fshihet. Një media ka treguar si hidhen 7 fletë votimi në kuti dhe kjo ka ndodhur kudo. Sot përfaqëson minorancën e PD-së më pak se 30% të anëtarësisë së PD-së”, tha Nishani.

Imami: Basha i mban të fshehta listat e partisë

Arben Imami, ish ministër i PD-së, shigjetoi Bashën se i mban të fshehta listat e partisë sikur PD të ishte organizatë terroriste.

“Në vitin 2017, z. Basha ka marrë 25000 vota më pak se në vitin 2021 dhe arsyeja është se zgjedhjet e para 4 viteve kanë qenë totalisht të montuara. Këto zgjedhje janë përtej njohjes apo mosnjohjes. Kandidatët nuk kanë pasur listat. Edhe sot pasi kanë mbaruar zgjedhjet, kandidatët nuk kanë listat e partisë. I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD, nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë”, tha Imami.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...