Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të guxosh si Angela Merkel

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Të guxosh si Angela Merkel

Kur Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gati një vit më parë, u deklaroi gazetarëve, pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë së saj, se e kishte menduar për një kohë të gjatë dhe ishte e gatshme të konkurronte përsëri për këtë post, pati jo pak skeptikë, madje dhe analistë të njohur, që e shikonin këtë si fundin e saj. Por ç’treguan rezultatet e zgjedhjeve të djeshme parlamentare?

Për herë të katërt gjermanët ia besuan mandatin e Kancelares zonjës Merkel. Fitorja e saj në zgjedhjet rajonale të vitit të kaluar ishte një ogur i mirë për zgjedhjet e mëvonshme parlamentare. Kristian Demokratët e saj (CDU) fituan përballë Social Demokratëve (SPD). Ndaj, sikurse pohonte në fundmarsin e këtij viti, Merkel e shikonte ditën e kësaj fitoreje si “një ditë të mirë dhe inkurajuese në perspektivë për zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit”.

Një test jo i vogël për të. Rezultatet tani flasin qartë: Edhe pse me një firo të votave, e shpjegueshme kjo dhe nga qëndrimi prej dymbëdhjetë vitesh në pushtet, CDU-CSU përsëri mban vendin e parë. Social Demokratët patën gjithashtu rënie të ndjeshme. Me ardhjen muaj më parë në krye të saj të Martin Schulz, ish-president i Parlamentit të BE-së, shpresohej për një gjallërim të vetë partisë dhe elektoratit të zhgënjyer të saj, plus kjo dhe për faktin që forca e socialdemokratëve në Evropë ishte tepër e zbehur. Analistë të ndryshëm parashihnin një rënie të saj, fund si të socialistëve në Francë dhe atyre të PASOK-ut në Greqi.

Hyrja në parlament e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë me një rezultat të dëshirueshëm për të, 13.2 për qind, duke u radhitur në vendin e tretë, i sjell atij një opozitë të fortë. Të Gjelbrit, Liberalët dhe E Majta do të jenë ndërkohë në parlamentin e ri. Çështja shtrohet: Me cilët do të qeverisë Zonja Merkel? Aleati, me të cilin qeverisi në mandatin e mëparshëm, socialdemokratët e Schulz, duket se kanë vendosur, sipas deklaratave të tyre të para gjatë ditës së djeshme, të jenë në opozitë. Nëse ky vendim do të ishte emotiv, i bërë menjëherë pas mësimit të rezultatit, koalicioni do të ishte më i mundshmi.

Ndryshe, priten surpriza. Liberalët, Të Gjelbrit dhe E Majta mund t’i bashkohen Unionit CDUCSU, pavarësisht qëndrimeve në programet e tyre. Por le t’i kthehemi përsëri fitores së Zonjës Merkel. Kemi të bëjmë realisht me një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për Gjermaninë, por dhe për Evropën dhe skenën botërore në tërësi. Angela Merkel- 16 vite Kancelare. Një triumf ky i parashikuar, sikurse bënim dhe ne në shkrimin, botuar në po këtë gazetë, më 11.09.2016, me titull “Kancelarja që nuk dorëzohet”. Nuk mund të ndodhte ndryshe me gjermanët.

Shteti i tyre, më i fuqishmi i Bashkimit Europian, me Merkelin, rriti dhe forcoi ekonominë e vetë, papunësia u ul dukshëm, stabiliteti u rrit. Edhe sondazhet e fundit i jepnin CDU-së dhe aleates së saj të njohur, Bashkimit Kristian Social (CSU), që mori në zgjedhjet e mëparshme rajonale përkrahjen e bavarezëve, rreth 40 për qind, me një diferencë të dukshme ndaj rivalëve socialdemokratë. Epërsia e fitores në lande të rëndësishme, madje dhe në bastione të të majtëve, e bënte fitoren e Angela Merkel në ditën e djeshme, edhe më të sigurt.

Gjermanët, përgjithësisht, besojnë te kancelarja e tyre, pavarësisht disa luhatjeve. Mospajtimi, pakënaqësia lidhej me veprimin e guximshëm të Merkelit për menaxhimin serioz të emigrantëve. Dhe që dihej kostoja për të. Parti, si Alternativa për Gjermaninë (AfD), brenda së djathtës, do të ishin të parat kundër këtij emigracioni në vend dhe që kjo do t’i shërbente asaj si faturë për tregues të lartë në zgjedhjet rajonale, sikurse ndodhi. Edhe disa qeveri të vendeve evropiane gjithashtu mbajtën qëndrime hezituese ndaj tyre, deri në stisjen e mureve dhe herë- herë dhe raciste.

Merkel edhe në këtë rast u tregua një menaxhere e qetë dhe e guximshme e krizës evropiane dhe krizave në përgjithësi. Vitet e fundit ka një kujdes të veçantë të Gjermanisë dhe për vendet e Ballkanit, integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Dhe kjo për meritë të Kancelares Gjermane. Ishte kryesisht nisma e saj për Konferencën e parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, që do të ndiqej dhe nga takimet e tjera të përvitshme, për një progres të tyre në drejtim të reformave, për një Ballkan të qëndrueshëm dhe me ekonomi prosperuese.

Sepse për të, braktisja e BE-së nga Britania e Madhe, fitorja e Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë e kthyen shqetësimin e saj në bindje më të madhe për këtë grupim, në rritjen e vendosmërisë për të bërë gjithçka për ringjalljen e tij, për një Evropë të fuqishme.

Fitorja e djeshme e Angela Merkel i rrit dimensionet e figurës së saj. Pavarësisht sfidave të reja që e presin, duke filluar nga krijimi i qeverisë së re, njerëzit i besojnë vizionit, forcës së saj. Ajo, siç thamë dhe në rreshtat e më- sipërm, e ka dëshmuar këtë. Dhe jo vetëm gjermanët, por dhe evropianët, politika në tërësi ka nevojë për Kancelaren e sapozgjedhur për të katërtën herë. (Panorama)

Tags: Angela MerkelBallkaniCDUGjermaniaguxoshmandati i katert

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Fotoja e rrallë: Skema e kapjes së At Zef Pllumit nga komunistët

Fotoja e rrallë: Skema e kapjes së At Zef Pllumit nga komunistët

Shenjat që paralajmërojnë se ju është infektuar apendiciti

Shenjat që paralajmërojnë se ju është infektuar apendiciti

Prishjet e ndërtimeve, Kokëdhima publikon mesazhet me Ramën

Prishjet e ndërtimeve, Kokëdhima publikon mesazhet me Ramën







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com