Nëse mendoni se fotot me bikini gjatë udhëtimit në Maldives të Rita Orës ishin provokuese, nuk keni parë ende asgjë. Pasi ngriti temperaturat e veshur me bikini në masë të vogël duke treguar linjat perfekte, këngëtarja i la pak vend imagjinatës.
Por, Ora i çoi gjërat në një nivel tjetër. Duke pozuar nudo e ulur në një karrige në dhomën e zhveshjes. Me fotografitë e shkrepura nga Blair Brown, këngëtarja u sigurua që të gjithë sytë të ishin në trupin e saj me një ngjyrë, e cila na e bën të gjithëve për zili. Veçanërisht në këto ditë të ftohta.
Të vetmet veshje ishin disa aksesorë si varëse dhe byzylyk, duke qenë kështu edhe më shumë joshëse.
Teksa edhe për Ritën mbaruan pushimet, e marta në darkë shënoi fillimin e punës edhe për të. Këngëtarja me origjinë shqiptare performoi në Spotify Supper në Las Vegas. E veshur me një kostum pas trupit me motive leopardi, 28-vjeçarja, si gjithmonë di të jetë shumë provokuese në daljet e saj skenike./ Tirana Today