Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Te Gjergji në Lezhë ishte ambasadori austriak…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Te Gjergji në Lezhë ishte ambasadori austriak…

Nga: Frano Kulli

Dje, në përkujtimin e 554- vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte edhe ambasadori i Republikës së Austrisë, Dr. Christian Steiner.

Pa bujë, pa tamtame; pa eskorta që me zhaurimën e tyre këso ditësh bllokojnë e ia marrin frymën pothuajse së krejti jetës urbane dhe interurbane, në arealin ku ato ndodhin. Madje edhe kur kalojnë zyrtarucët tanë të rangut të ministrave.

Vetvetishëm të vinte një ndjenjë ngrohtësie, në ditën me mot të ftohtë e të vrejtur të mbas mesjanarit, aty mbrenda memorialit të hapur që i rri si mburojë kishës së rrënuar të Shënkollit ku prehet heroi ynë. Më mbas veprimtarisë, unë ia shpreha ndjesinë time edhe kryetarit të bashkisë, të zotit të shtëpisë, zotit Pjerin Ndreu, për ftesën e qëmtuar.

Ai është falënderues për ndihmën që shteti dhe populli austriak jep në Lezhë në arsimin profesional…më herët qysh në fillimvitet ‘90 në rindërtimin e rrjetit të spitalit rajonal aty. Dhe për krejt më së fundi, dy-tre muaj më parë, edhe për ndërtimin e dy urave të bukura mbi lumin Drin, që ndërlidhin dy brigjet e lumit, por edhe të sotmen e qytetit me lashtësinë e tij; të bardha, të ndritshme, shënjuese elegante të nevojës për urbanizimin me shije të qytetit. Për sot e për të ardhmen.

Austriakët, gjithherë kanë ndërtuar ura ndër ne e me ne. Në tetorin e vitit që shkoi, në cep të Urës së Bunës, në Shkodër, me një ceremonial modest, rivendosej i restauruar, guri memorial, që shënonte përfundimin e ndërtimit të Rrugës Shkodër-Shirokë. E kishte vendosur njëqind e sa vjet më parë, në vitin 1916, Ushtria Perandorake Austro-Hungareze. Kurse për rivendosjen ishte kujdes Gjergj Leqejza, konsulli i nderit i Austrisë në Shkodër, biznesmeni fort i njohur e i suksesshëm shkodran, por edhe filantrop me shembuj punësh të mira e të bukura, sidomos në fushën e trashëgimisë së kulturës e civilizimit tonë. Në korrikun e po atij viti, po ashtu, në vijim të platformës së ndërtimit të një administrimi austro-hungarez të Shqipërisë, ata fillojnë hartimin e statistikave të popullsisë, të vendit, të ndërtesave e të sistemit të matrikulimit.

Pra, një “census” i përkorë, produkti i të cilit gjendet sot në Arkivin Qendror të Shqipërisë. Për krejt territorin e asaj Shqipërie, të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Por një dëshmi tjetër e gjithë asaj çfarë u bë në atë periudhë e sjell në librin e tij: “Administrimi i Shqipërisë nga Trupat Ushtarake AustroHungareze në vitet 1916-1918”, Prof. Dr. Mariano San Nicolo, toger i ushtrisë perandorake, dëshmitar i ngjarjeve dhe këshilltar e autor i hartimit të urdhrave dhe dekreteve të Komandës së Lartë Ushtarake të Ushtrisë Austro-hungareze në Shqipëri. Po më gjerë për këtë nuk është rasti të shtjellohet rrëfimi tani.

I asaj kohe është gjithashtu edhe ndërtimi i një “ure” tjetër, kësaj here ure komunikimi. Më 5 dhjetor 1916 del gazeta “Posta e Shqypís”. E financojnë austriakët, gazeta del në dy gjuhët, pra, edhe në shqip. Redaksia e përbërë nga pendat e njohura prej françeskanëve shqiptarë, At Vinçensi Prenushi, At Justin Rrota, At. Ambroz Marlaska, kishte në mes edhe një redaktor të “Neu Freie Presse”, një gazetar hebré vjenez.

Po “drejtuer i gjegjshëm” është P. Gjergj Fishta. Dhe deviza paraqitet që në numrin e parë: “Para sysh ne s’kemi me pasë tjeter veç interesat e vërteta t’komit, mii t’cillat hollë e gjatë kemi me u mundue me tregue, mas nevojet t’vendit e t’kohës”. Dhe kjo ndodhte në mesin e zjarrit të Luftës së Parë Botërore dhe mund të ndodhte se e kishte bekimin e austro-hungarezëve. Pa folë pastaj për dorën që ata i dhanë vetë Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën, ende sot pas më se një shekulli, është e pathënë e gjitha… Dje, ambasadori kishte ardhë për të na nderuar e respektuar heroin tonë, pikëreferimin e identitetit tonë kombëtar. Pa na kërkuar kurrfarë “kushtëzimi vëllazërie” e pa na dhënë kurrfarë leksioni turpërues vasaliteti…

Tags: Frano KulliGjergj Kastrioti- Skënderbeu

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“Përplasja me Rusinë”, Blinken mbërrin në Ukrainë

“Përplasja me Rusinë”, Blinken mbërrin në Ukrainë

E rrallë/Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë

E rrallë/Dëbora mbulon shkretëtirën e Saharasë

Kina thyen rekordin në prodhimin e qymyrit

Kina thyen rekordin në prodhimin e qymyrit







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com