Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të fortët e botës të kenë kujdes: Shpirti demokratik nuk ka vdekur

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Të fortët e botës të kenë kujdes: Shpirti demokratik nuk ka vdekur

Nga Richard Herzinger, “Worldcrunch”/Politikat botërore, dominohen aktualisht nga “forca të fuqishme”, nga ata udhëheqës që e shohin veten të përcaktuar për të negociuar “marrëveshje” midis tyre, dhe diktuar fatin e botës.

Rusia e Vladimir Putinit, në aleancë me Republikën Islamike të Iranit, ka penguar rebelimin e popullit sirian kundër Bashar Al-Asadit, duke e lejuar regjimin e këtij të fundit të rifitojë kontrollin thuajse të plotë të vendit.

Pjesë të mëdha të Sirisë u shkatërruan, qindra mijëra u vranë, dhe gati gjysma e banorëve u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Tani Perëndimi, duket i përgatitur të pranojë se këto fakte janë pasojë e shkeljeve më serioze të së drejtës ndërkombëtare – përfshirë përdorimin e armëve kimike.

Por për presidentin amerikan, Donald Trump, i cili shpreh hapur mospërfilljen e tij ndaj institucioneve të demokracisë amerikane, por edhe aleatëve perëndimorë të Amerikës, të drejtat e njeriut dhe përhapja e demokracisë, nuk diktojnë rrugën e politikës së jashtme të SHBA-së.

Është e qartë se ai ndihet më rehat në shoqërinë e autokratëve si Putin ose Kim Jong-un i Koresë së Veriut, me të cilët ai ka një marrëdhënie të ndërlikuar. Paradigma neo-autoritare, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse në Evropë.

Në vendet e Evropës Lindore, si Hungaria dhe Polonia, demokracia liberale e bazuar në sundimin e ligjit, ka pësuar tashmë dëme serioze. Edhe në Itali, qeveria populiste e të majtës dhe të djathtës, që është formuar së fundi, po përgatitet ta shpërbëjë atë.

Por, pavarësisht një rikthimi të tillë masiv të autoritarizmit, fryma e zgjimit demokratik mbetet e gjallë dhe e fortë në mbarë botën. Në Rumani, përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit, përmes ristrukturimit të sistemin gjyqësor, kanë shkaktuar protesta masive.

Këto protesta, po dërgojnë një sinjal të fortë kundër kërcënimit të rënies të arritjeve demokratike, që nga viti 1989. Edhe në Ukrainë, forcat e shoqërisë civile vazhdojnë t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve, për të minuar legjislacionin e ri anti-korrupsion.

Lëvizja demokratike kundër valës së neo-autoritarizmit, nuk është aspak e kufizuar vetëm në Evropë. Gjithnjë e më shumë njerëz në Iran, po demonstrojnë kundër kushteve të mjerueshme të jetesës nën regjimin totalitar, dhe nuk po i rreshtin protestat e tyre, edhe pas përshkallëzimit të represionit nga autoritetet.

Përgjatë kufirit, në Irak, janë shtuar muajt e fundit demonstratat masive kundër keqqeverisjes. Nëse vendi është copëtuar në vitet e fundit, nga konflikti i përgjakshëm mes myslimanëve sunitëve dhe atyre shiitë, kjo ndarje nuk luan më një rol vendimtar në lëvizjen aktuale të protestës.

Përkundrazi, irakianët sunitë dhe shiitë po luftojnë së bashku si qytetarë, për një jetë të denjë, kundër arbitraritetit dhe paaftësisë së autoriteteve. Duke pasur parasysh zhvillimet më katastrofike, që pasuan “Pranverën Arabe”, në Perëndim është përhapur pikëpamja, se vlerat demokratike të lirisë, nuk mund të zbatohen në këtë rajon të botës, për arsye “kulturore”.

Një politikë perëndimore, që synon shpërndarjen e këtyre vlerave, tani denoncohet shpesh si e padobishme. Por sondazhet e kohëve të fundit nga ana e shoqërisë civile, tregojnë se paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, mund të përfytyrohen vetëm në periudhën afatgjatë, dhe nëpërmjet zhvillimit të kushteve demokratike.

Në Siri, protestat civile kundër regjimit aktual të Asadit, do të ndizen sërish pas përfundimit të luftës. S’duhet të harrojmë që rebelimi sirian, filloi si një rezistencë paqësore, para se të zihej në kurth midis forcave pro-Asadit nga njëra anë, dhe ISIS-it nga ana tjetër.

Ndërkohë, dy vende në Amerikën Latine janë gjithashtu arena e lëvizjeve pro-demokraci. Në Venezuelë, presidenti Nikolas Maduro po e shtyn vendin drejt shkatërrimit në emër të “socializmit të shekullit XXI”, dhe synon ta kthejë sundimin e tij në një despotizëm kleptokratik.

Përmes një brutaliteti ekstrem, ushtria dhe gjyqësori i korruptuar po shtypin opozitën, e cila deri tani përfshin shumicën dërrmuese të shoqërisë. Dhe ai po përdor një përpjekje të supozuar për vrasjen e tij, të cilën mund ta ketë organizuar vetë, si një justifikim për të intensifikuar më tej represionin.

Mbështetësit e shumtë të populistit të ndjerë të krahut të majtë Hugo Çavez, trashëgiminë e të cilit pretendon se vazhdon sundimtari aktual, tani janë distancuar nga Maduro, dhe i janë bashkuar një opozite gjithnjë më të madhe. Në një periudhë afatgjatë, Maduro nuk do të ketë sukses në thyerjen e vendosmërisë së kësaj lëvizjeje civile, e etur për të sjellë ndryshime demokratike.

Situata është mjaft e ngjashme në Nikaragua, ku një tjetër idhull i “anti-imperializmit” të majtë, po shkakton telashe autokratike. Presidenti Daniel Ortega, i cili e plaçkiti sistematikisht vendin në favor të klanit të tij familjar, ishte një hero i mirënjohur i kryengritjes “Sandiniste” kundër diktatorit Somoza, në fundin e viteve 1970.

Megjithatë, sot edhe ish miqtë e ngushtë të Ortegës kërkojnë largimin e tij nga pushteti, dhe thonë se ai është më i keq se sa Somoza. Edhe në Nikaragua, masat brutale dhe shtypëse të regjimit, nuk mund t’i pengojnë forcat demokratike të vazhdojnë luftën e tyre.

Pavarësisht nëse diktaturat shfaqen sot pas një “krahu të majtë”, “krahu të djathtë”, apo maske fetare, ato janë në thelb, shumë të ngjashme: Nën maskën e ideologjisë, klikat kleptokratike, pushtojnë aparatin shtetëror, dhe e bashkojnë atë me një organizatë kriminale.

Sistemi qeverisës i Putinit, ofron modelin për një shtet mafioz autoritar. Prandaj, nuk është rastësi që – si Kuba Komuniste, ish-satelite e Bashkimit Sovjetik – është një nga mbështetëset më të forta të Maduros dhe Ortegës. Kjo është arsyeja, se përse forcat nën kontrollin e Kremlinit në Europë, duke përfshirë pjesë të mëdha të Partisë së Majtë Gjermane, janë besnike ndaj tyre.

Nëse nuk dëshiron që në ardhmen të jetë pjesë e tyre, Perëndimi nuk mund t’ia dalë pa promovimin aktiv të demokracisë anembanë globit.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ‘fortët’botësdemokratikkenëkujdesshpirtivdekur

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Video/Rama zhvesh të riun nga Vlora: Ik tani boll se kemi edhe vajzën këtu!

Video/Rama zhvesh të riun nga Vlora: Ik tani boll se kemi edhe vajzën këtu!

Bllokohen 55 tonë miell gruri, vinte nga Kosova dhe Serbia

Bllokohen 55 tonë miell gruri, vinte nga Kosova dhe Serbia

Foto/Njihuni me çiftin që po sfidon Prince Harry dhe Meghan Markle

Foto/Njihuni me çiftin që po sfidon Prince Harry dhe Meghan Markle

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik
Aktualitet

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

by mirseda
10:14 | 28/06/2025
0

Gjykata e Lartë, pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i...

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

Interi beson te Esposito në sulm, Botërori përcaktues për fatin e Asllanit

10:10 | 28/06/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:05 | 28/06/2025
Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin

Tridhjetë miliardë për t’u rikthyer në negociata, Trump ka një ofertë të re për Iranin

10:00 | 28/06/2025
Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes: Dënim shembullor!

Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn, reagon avokati i ish-bashkëshortes: Dënim shembullor!

09:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com