Një i ri është dënuar me plot 244 vite burg, për përdhunimin e fëmijës së tij të porsalindur. Ai ka rrëfyer se sa herë mërzitej me gruan, abuzonte me fëmijën e tij. Ngjarja shokuese ka ndodhur 4 vite më parë, e ndërsa Patricio Medina nga Texas- i është dorëzuar dhe ka pranuar krimin.
Pasi ka shqyrtuar provat, gjykata ka vendosur për të tre dënime, me nga 80 vite burg.
Zbardhja e ngjarjes
Ky krim mostruoz është arritur të zbardhet falë dëshmisë së një të burgosuri, i cili tregoi se gjatë bisedave të tyre në qeli, Patricio kishte pranuar krimin. Ai u akuzua për “sulme të rënda seksuale” ndaj një fëmije nën moshën 6- vjeçare, “lëndim dhe rrezikim të jetës së vajzës”. Në 2014, kur policia mbërriti në vendngjarje, zbuloi se Medina ishte nën efektin e methamphetamine, që prej 2 ditësh.
Foshja pësoi deformime
Foshnja u gjend me plagë të rënda në trup, dhe deformime kockore. Këto ishin shenjat se ishte dhunuar sistematikisht për javë të tëra.