Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Të ardhurat në vend numëro, apartamentet me çmime marramendëse

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Të ardhurat në vend numëro, apartamentet me çmime marramendëse

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet i pesti në Europë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, sipas portalit Numbeo.

Duhen mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.

Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.

Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat  pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj.  Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian).  Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.

Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.

Në rajon, Prishtina më i përballueshmi

Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17 nga 31 kryeqytete të Europës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të.

Kryeqytet më të përballueshme në Europë

Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Europës Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen. Në Europën Perëndimore, është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta.  Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, ka çmime të ulëta për apartamentet.

Numbeo është baza më e madhe e të dhënave, të mbledhura me kontributin e përdoruesve, mbi qytetet dhe shtetet në mbarë botën. Ai mundëson të dhëna në kohë reale për mbi kushtet e jetesës përfshirë: kostot e jetesës, indeksin e shtëpive, shëndetësinë, trafikun dhe ndotjen.

Raporti i çmimit ndaj të ardhurave është matësi kryesor i përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti (sa më i ulët ky tregues aq më mirë). Në përgjithësi përllogaritet si raport i çmimit të një apartamenti me madhësi mesatare ndaj të ardhurave të disponueshme mesatare të një familje.  Në këtë formulë madhësia mesatare e një apartamenti merret 90 metra katror. Çmimi për metër në katror është çmimi mesatar i zonave në qendër të qytetit dhe atyre në periferi. (Burimi:Monitor)

 

 

Tags: apartamentecmimetë shtrenjta

TË LIDHURA

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

22:48 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë
Aktualitet

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak
Kryesore

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
Next Post
Dalin fotot fantastike, Kate një nënë e mrekullueshme

Dalin fotot fantastike, Kate një nënë e mrekullueshme

Atentat tek dera e shtëpisë. Policia zbardh detajet

Atentat tek dera e shtëpisë. Policia zbardh detajet

Mos e përsërisni më këtë gabim! Ja përse duhet të ulni gjithmonë kapakun e tualetit 

Mos e përsërisni më këtë gabim! Ja përse duhet të ulni gjithmonë kapakun e tualetit 

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com