Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Taulant Balla takim me studentët e Drejtësisë: Integrimi europian hyn në fazë vendimtare

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Drejtësisë, anëtarë të Shoqatës Europiane të Studentëve të Drejtësisë (ELSA) në kuadër të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Balla njëherësh dhe bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, vlerësoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik të procesit të integrimit europian, në prag të zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila pritet të vulosë hyrjen në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Duke folur mbi dimensionin shoqëror dhe njerëzor të integrimit europian, Balla theksoi se shqiptarët janë integruar prej kohësh në Europë përmes kontributit të mijëra bashkëatdhetarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, duke e bërë integrimin europian një realitet të përditshëm për shoqërinë shqiptare. Gjatë aktivitetit u prezantuan zhvillimet kryesore të procesit negociues dhe progresi i Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit me acquis. Në këtë kuadër u evidentua roli i Kuvendit të Shqipërisë në avancimin e reformave, monitorimin parlamentar dhe forcimin e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë vitit 2025 Kuvendi i Shqipërisë shqyrtoi 163 projektligje, ndërsa Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi 24 mbledhje dhe shqyrtoi 18 projektligje të lidhura drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian. Në fokus të diskutimeve ishte edhe reforma në drejtësi, për të cilën draft-rezoluta mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 vlerëson vijimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si një mekanizëm që ka kontribuar në rritjen e integritetit dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor.

Takimi përkoi gjithashtu me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashëri. Në këtë kuadër, Balla theksoi simbolikën e veçantë që Shqipëria hyn në fazën përmbyllëse të negociatave me Bashkimin Europian në vitin e përkujtimit të rilindasit të madh shqiptar. Pjesë e diskutimeve me studentët e Drejtësisë ishte dhe mbajtja më 7 maj e sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit (World Law Congress), pararendës i vetë Kongresit që do të mbahet në maj 2027.

Sesioni hapës dhe vetë kongresi janë një hapësirë ku Shqipëria mirëpret juristë, akademikë dhe personalitete nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat e shtetit të së drejtës në një kohë kur besimi tek institucionet vihet në provë. Tirana sipas Ballës është bërë pjesë e një dialogu global për drejtësinë dhe demokracinë dhe natyrshëm një vlerësim ndërkombëtar për progresin e Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Takimi u fokusua gjithashtu tek roli i brezit të ri të juristëve në procesin e integrimit europian dhe nevoja për profesionistë të përgatitur mbi të drejtën europiane dhe standardet moderne të shtetit të së drejtës.

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

27 organizata kundër Akil Panos: Publikimi i fotove nxiti urrejtje ndaj familjes

Evropa përvëlohet në maj, sinjali i ri i klimës ekstreme

Ministri grek i Mbrojtjes rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë pas 82 vitesh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com