Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“I talle për bukën e gojës”, Neranxi i hakërrehet Ramës: Burri me çorape të kuqe…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Përballja me sistemin do të ndajë shapin nga sheqeri”, Rama: Llogaridhënia nis nga Tirana

Një ditë më parë nga Panairi i Punës, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka vende të lira pune, por shqiptarët duan punë në shteti dhe llafe Facebook-u, ka reaguar Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë. Sipas tij, përditë kompanitë shkurtojnë punonjës për faj te politikave të Ramës, ndërkohe që ai dje talli dhe fyeu shqiptarët.

 Postimi i Neranxit

1 Maji duhej të ishte dita e punëtorëve, por Rama e përdori për t’i fyer ata!

Veshi çorapet e kuqe dhe u nis për në “skenën e teatrit” që ia kishin ndërtuar me shumë kujdes. 1 Maji është një ditë e rëndësishme për punëtorët, ku duhet të protestojnë për më shumë të drejta. Por meqë Ramës i ka rënë fati të drejtojë popullin më dembel në botë, i cili përton të luftojë edhe për të drejtat e tij, mendoi me shumë të drejtë se kjo mund të ishte një ditë fantastike për t’ju dhënë një mësim të mirë atyre që i kërkojnë llogari për varfërinë e tyre. Në Panairin qesharak të Punës, ai “zbuloi” se kompanitë kërkojnë fuqi punëtore, por nuk kanë aq kërkesa sa do të donin!!! Me këtë “zbulim”, bashkë me atë të dikurshmin që “punë ka por ska profesionistë”, kryeministri ndërtoi skenarin që i duhej. Ai ia “plasi” të papunëve në sy duke iu thënë se; “Ia kanë futur kot, pasi punë paska sa të duash, por ata duan të harxhojnë paratë e prindërve nëpër bare dhe të shajnë kryeministrin në facebook, o legen na gjej ndonjë punë!”. Madje aq shumë i pëlqeu batuta e vet, sa nuk e mbajti dot të qeshurën cinike. Kështu, ky 1 Maj u kthye në ditën e propagandës dhe mashtrimeve të Kryeministrit dhe aspak në ditën e punëtorëve.

Por të gjithë ata që kanë sy në ballë, e shohin mirë se cili është realiteti. Si sipërmarrës mund të dëshmoj për raste pa fund. Çdo ditë marr me qindra mesazhe drithëruese dhe tronditëse, ku njerëz të varfër që nuk sigurojnë dot mbijetesën, më luten për një vend pune. Janë kryefamiljarë që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët dhe askush nuk do t’ia dijë për ta. Nuk po flas për individë me talente të rralla, sepse e dimë që ata punësohen menjëherë, por ata janë pakicë. Shumica janë njerëz të thjeshtë që duan të punojnë magazinierë, shoferë, hidraulikë, shitësa, duan të punojnë që të jetojnë, pa asnjë pretendim. Ndjehem keq që nuk kam mundësi t’i ndihmoj. Biznesi po kalon sot ditë shumë të vështira dhe ne po shkurtojmë për ditë punonjës, dhe kjo jo për faj të paaftësisë tonë, por për fajin e taksave dhe tarifave absurde të Ramës dhe Veliajt, të cilat e kanë çuar sipërmarrjen private në prag falimentimi. Janë të paaftë për të bërë detyrat për të cilat u zgjodhën dhe tani përpiqen që paaftësinë e tyre ta kamuflojnë me propoganda të shëmtuara deri në neveri, si ajo që bëri Rama dje. Shqipëria e vërtetë është ajo ku ka pllakosur varfëria, jo ajo që na pikturon burri me çorape të kuqe i cili thotë se këtu nuk mungon asgjë por shqiptarët qenkan ca dembelë që duan të rrinë në bare. Ky të varfëron, të bën për bukën e gojës dhe pastaj edhe të tall. Turp për ne që vazhdojmë ta durojmë akoma!

Tags: bukënburrigojëshakërrehetNeranxiRamësTalle

TË LIDHURA

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Miqësia që nisi në bankat e shkollës, Landi fjalë të ëmbla për Valbona Selimllarin

Miqësia që nisi në bankat e shkollës, Landi fjalë të ëmbla për Valbona Selimllarin

Sherr në spitalin e Durrësit, 29-vjeçari godet mjekun

Sherr në spitalin e Durrësit, 29-vjeçari godet mjekun

Djali i saj ka sot ditëlindjen, Topalli e uron me fjalë të ndjera

Djali i saj ka sot ditëlindjen, Topalli e uron me fjalë të ndjera

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com