Portieri i Romës, Alison Becker, ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante për talentin e ri të Romës dhe Italisë, Lorenco Pelegrini. Braziliani ka postuar një foto në rrjetin social Instagram dhe të gjithë shokëve të përfshirën në këtë foto i ka vendosur flamurin e origjinës.
Ajo që bie në sy, është flamuri i Shqipërisë që i ka vendosur talentit të Romës, Lorenco Pelegrini. Pelegrini është një lojtar i lindur në Romë dhe i rritur në ekipet zinxhir të ekipit verdhekuq. Ai ka bërë debutimin e tij te Roma që në vitin 2015 dhe po ashtu edhe në kombëtaren e Italisë.
Edhe pse ai nuk e ka bërë publike më parë, duket se djaloshi ka rrënjë shqiptare, dhe këtë detaj e ka zbuluar pikërisht shoku i ekipit, portieri Alison.